E përditshmja serbe, “Blic” në numrin e sotëm shkruan se Daut Haradinaj, vëllai i liderit të AAK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, është organizatori kryesor i përleshjeve në Kumanovë.
“Blic” shkruan se “caku i radhës i Haradinajt janë të punësuarit në Zyrën për Kosovën në veri të Mitrovicës dhe atë para vizitës së Vuçiçit në SHBA”.
“Blic” në faqen kryesore ka vëllanë e Ramush Haradinaj me Ballist Morinën, personin që pretendon se e ka ngritur dronin në stadiumin e Partizanit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.