• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blic: Ky është prizrenasi që rekruton xhihadistë për ISIS-in në Serbi (Video)

by
27/07/2015 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas kësaj të përditshme beogradase, duke u mbështetur në të dhënat më reja të shërbimeve serbe të sigurisë, lidhur me organizimin e territorit të ISIS-it, profesori i të drejtës së sheriatit Idriz Bilibani, i njohur me nofkën Sheik, bashkë me Denis Haxhiqin nga Novi Pazari ka shfrytëzuar hapësirën e lutjeve, në xhaminë “Frukan” në Novi Pazar për shpërndarjen e Islamit Radikal.

Ata siç raportohet kanë bërë thirrje për xhihad, luftën e botës, dhe kanë ftuar njerëzit të lidhen me luftën e Sirisë kundër fuqive të presidentit legal Bashar Al Asad.

Xhamia “Furkan” në Novi Pazar nuk është qendër rekrutuese për luftën e Sirisë, por është vendi në të cilën mund të bëhet lidhja me personat të cilët luftojnë në anën e ISIS-it. Në këtë lokal asnjëherë nuk janë gjetur armë, por ai shërben për përhapjen e Islamit Radikal. Sigurisht se të gjithë të cilët kanë shkuar nga Serbia për të luftuar në Siri, kanë qenë në Furkan, ka thënë një burim nga shërbimi i sigurimit, i cili e njeh këtë çështje.

Bilibani në shtator të vitit të kaluar ishte arrestuar në Kosovë, dhe më pas ishte liruar pas një muaji, ndërsa që nga 16 tetori gjendej në burg shtëpiak. Në profilin e tij në Facebook të cilën e ndjekin rreth 3 mijë e 400 njerëz, Bilibani është qasur për herë të fundit më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të shërbimit serb të sigurisë, rreth 20 qytetarë të Serbisë kanë shkuar për të luftuar në krah të ISIS-it në Siri. Disa nga ta me vete kanë marrë edhe familjet e tyre.

Në ISIS ekziston e ashtuquajtura Brigada Ballkanike e cila lufton në Siri dhe Irak, në të cilën gjinden të gjithë qytetarët serbë që kanë shkuar në xhihad, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Ka raste të disa qytetarëve nga Sanxhaku të cilët fillimisht kishin shitur shtëpitë e tyre, dhe më pastaj kanë marrë kredi në bankë dhe kanë shkuar në Siri për të luftuar.

Familjen e lënë në Siri, ndërsa meshkujt shkojnë për të luftuar deri në gjashtë muaj.

Të gjithë kanë shkuar individualisht, pa ndonjë udhëtim grupor, por saktësisht kanë ditur ku të shkojnë: Nëpërmjet Turqisë deri në kufirin e Sirisë, ndërsa në qytetin Kilis i priste pranuesi. /lajmi.net/

Next Post

Fotolajm/ Ja ku fshihen emigrantët për të kaluar kufirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një mandat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In