• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blic” i Beogradit bën investigim ndaj udhëheqësve të UÇK-së

by Java News
17/04/2017 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta “Blic” e Beogradit ka paralajmëruar një serial artikujsh mbi “të dhënat” për Mafian shqiptare në Kosovë, siç i quan kjo ata që udhëhoqën UÇK-në. Ajo tani presidentin e vendit, Hashim Thaçi, vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj dhe Rrustem Mustafën – Remi i cilëson si krerët e kësaj mafie. Për Thaçin thotë se drejton njërën nga organizatat më të mëdha kriminale, transmeton Koha.net.

“Shumë polici të botës Thaçin (48) e cilësojnë si udhëheqës të Grupit të Drenicës, ndërsa në Raportin e Këshillit të Europës dyshohet për krime lufte dhe trafikim të organeve njerëzore”.

Vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj, udhëheqës të Grupit të Metohisë, siç e quajnë serbët Rrafshin e Dukagjinit, ai (pra Thaçi) është përfaqësuesi më i shquar i krimit të organizuar në Krahuinën Jugore të Serbisë”, shkruan Blici dhe shton se “grupin e tretë e përbëjnë pjesëtarët ithtarë të Rrustem Mustafës, i quajtu Remi, i cili vepron në territorin e Llapit”.

“Duke u mbështetur në raportet e BIA (Agjencia Informative e Sigurisë) të Serbisë”, gazeta “Blic” pohon se “Grupi i Drenicës i Thaçit mban nën kontroll në mes të 10 e 15 për qind të të gjitha punëve kriminale në Kosovë e Metohi që lidhen me kontrabandimin e armëve, veturave të vjedhura, të karburanteve, e pjesërisht edhe të cigareve, si dhe të prostitucionit”

“Po kështu”, shton kjo gazetë, “thuhet edhe në raportin e shërbimit informativ gjerman BND, përmbajtjen e të cilës e ka publikuar WikiLeaks”.

“Shumë shërbime kanë regjistruar bashkëpunimin e Grupit të Drenicës me grupet më të fuqishme në Shqipëri, Çeki, Bullgari dhe Maqedoni”, thekson gazeta, transmeton Koha.net.

Në raportin e raportuesit special Dick Marty, të miratuar nga Këshilli i Europës, shkruan se Thaçi është shef i grupit që është përgjegjës për kontrabandim të armëve, drogës dhe të organeve njerëzore në Europën Lindore”, vazhdon kjo gazetë.

“Blic” shton se në dokument, i cili mbështetet në të dhëna operative të shumë shërbimeve informative dhe të shërbimeve policore të Europës Perëndimore si dhe të FBI, theksohet se Thaçi drejton Grupin e Drenicës, e cila është e ndërlidhur me mafinë shqiptare.

“Lidhjet aty shkojnë përmes Ekrem Llukës, i cili bashkëpunon me klanin Haradinaj. Motra e Thaçit është e martuar për Sejdi Bajrushin, i quajtur Milano, i cili është një nga udhëheqësit kriminalë të mafias komplete shqiptare ndërsa qendrën e ka në Kumanovë”, shkruan gazeta, përcjell Koha.net.

Presidenti i Kosovës, sipas raportit të BIA-s, kontrollon pjesën më të madhe të krimit të organizuar në rajonin Istog – Klinë – Skenderaj, shton “Blic”.

Gazeta që të tingëllojë sa më e besueshme para lexuesve u drejtohet vazhdimisht të dhënave te Agjencisë Informative të Sigurisë të Serbisë dhe në BND-në gjermane dhe nën këtë petk ajo përmend “bashkëpunëtorët e Thaçit në punët kriminale, duke shtuar se gjermanët kanë të dhëna se Thaçi ka angazhuar vrasësin profesional Afrim, të njohur si Bekimi”.

“Blic” shkruan se sipas gjetjeve të BND-së gjermane Grupi i Drenicës i Thaçit ka vendosur kontakte me terroristë dhe mafiozët në Çeçeni.

“Po ashtu, dihet, se Thaçi ka marrë pjesë në mbledhjen e Osama Bin Lladenin në Shqipëri. Udhëheqësi i atëhershëm i Al Kaidës ka qëndruar në Shqipëri si mysafirë i presidentit të atëhershëm Sali Berisha, ndërsa përveç atyre dhe Thaçit, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe Bashkim Gazidede, ish-shef i policisë sekrete të Shqipërisë, dhe Ramush Haradinaj. Pas kësaj mbledhjeje janë formuar shumë bërthama të Al Kaidës në Shqipëri dhe në Krahinën Jugore të Serbisë”, siç e quajnë Republikën e Kosovës kjo gazetë dhe zyrtarët serbë, pohon “Blici” i Beogradit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ngjela-Bashës: Ramës nuk mund t’i kërkohet qeveri teknike pas 18 qershorit

Ish-pushtetarët e korruptuar, antiamerikanë që kanë frikë ta shprehin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In