• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bleu’ vota nga PS, beteja epike e Berishës për emërimin e Thanzas në Gjykatën e Lartë

by Java News
11/07/2018 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Bujar Nishani dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë një rol vendimtar në emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë, sot në prag të shkarkimit për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë.

Në pranverën e vitit 2013, pak para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha nxitoi për të blinduar Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese me njerëzit e tij, me qëllim që t’i shërbenin pas daljes në opozitë. Admir Thanza ishte një nga këto emërime. Thanza u propozua nga presidenti i atëhershëm, Bujar Nishani, si kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj Z. Admir Thanza, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8115, Tiranë, më 19.04. 2013. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”, thuhet në dekretin e presidentit. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u kujdes që të gjitha votat e grupit parlamentar demokrat të shkonin për Thanzën.

Meqenëse Lëvizja Socialiste për Integrim kishte braktisur koalicionin qeverisës, Berisha kishte vetëm 69 vota, të pamjaftueshme për të votuar dekretin e Nishanit, nëse edhe deputetët e partive kundërshtare do të ishin në seancë. Në këto kushte, ish-kryeministri Berisha siguroi votat e tre deputetëve të majtë. Duke iu referuar procesverbalit të votimit të zbardhur nga Shqiptarja.com, pro dekretit të Nishanit kanë votuar edhe ish-deputetët e PS, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Gjithashtu pro dekretit votuan të gjithë deputetët e atëhershëm të Partisë Demokratike. “Zonja Kryetare, në votimin për z. Admir Thanza kanë marrë pjesë 72 deputetë, 72 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kuvendi jep pëlqimin për këtë kandidaturë”, tha Viktor Gumi nga sekretariati i votimit, i cili megjithatë u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

Roli i Topallit

Pavarësisht se kishte siguruar 72 vota, ish-kryeministri Berisha nuk ishte i sigurt nëse të gjithë deputetët e tij do të votonin pro linjës, ndonëse votimi ishte i hapur. Berisha i trembej pranisë së të gjithë deputetëve në seancë. Në këtë kuadër, disa ditë para votimit, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi Byronë e Kuvendit dhe përjashtoi nga punimet e Kuvendit katër deputetë të Partisë Socialiste, me argumentin se kishin demostruar sjellje të dhunshme.

Me këtë lëvizje, edhe nëse opozita e atëhershme do të merrte pjesë në seancë, PD do ta votonte Admir Thanzën me shumicë votash. “Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Saimir Tahiri për 14 ditë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e atëhershëm të Byrosë së Kuvendit. Për shkak të këtij vendimi të dyshimtë, deputetë e PS dhe LSI nuk morën pjesë në seancën, vendim ky që ia bëri më të lehtë PD votimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës së Lartë. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
NATO: Rusia nuk është kërcënim për asnjë anëtar të aleancës

Sot mbahet samiti i NATO-s, Maqedonia pret ftesën për anëtarësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In