• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bletërritësit shqiptarë: Hashashi shfarosi 40% të koshereve

by Java News
06/07/2017 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Insekticidet e përdorura po dëmtojnë masivisht mbijetesën e kolonive të bletëve shkruan Gazeta britanike the Guardian, duke sqaruar se për herë të parë në mënyrë shkencore është zbuluar se përdorimi i pesticideve në bujqësi dëmton rëndë bletën.

Hulumtimi ka vërtetuar se përhapja e ndotjes me pesticide ka përfshirë peizazhe të tëra duke dhënë një efekt toksik “koktej”.

Puna historike siguron provën më të rëndësishme për rregullatorët në mbarë botën duke marrë parasysh veprimin ndaj neonicotinoideve, duke përfshirë edhe BE ku ndalimi i plotë i përdorimit të pesticideve është gati të zbatohet këtë vjeshtë. Insekticidet aktualisht ndalohen në kulturat bujqësore e BE, raporton The Guardian.

Neonicotinoids përfaqësojnë një të katërtën e tregut të pesticideve shumë miliardë dollarësh, por janë të lidhura vazhdimisht me dëmtime serioze tek bletët sipas studimeve laboratorike. Bletët aq të domosdoshme në përhapjen e bimësisë janë në rënie.

Hulumtimi i ri në lidhje me ndikimin që kanë pesticidet tek bletët u zhvillua në 33 vende të mëdha bujqësore të shpërndara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Hungari. Bletët që jetojnë në fushat e trajtuara me insekticide u krahasuan me ato që jetuan në fushat ku insekticidet nuk janë përdorur në vitin e studimit.

Mbijetesa e kolonive të mjaltit u zvogëlua nga ekspozimi ndaj insekticideve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, por jo në Gjermani, pasi bimësia tjetër ishte mjaft e përhapur dhe bletët kanë pasur mundësi të përdorin kullotat pa pesticide. Suksesi riprodhues i bletëve të egra u ndërpre kur ekspozimi i insekticideve u rrit në të tre vendet, tregu studimi i cituar nga the Guardian.

“Ne kemi treguar efekte negative të rëndësishme në fazat kritike të ciklit të jetës se bletes”, tha Prof Richard Pyëell, nga Qendra e Ekologjisë dhe Hidrologjisë në Mbretërinë e Bashkuar (CEH) dhe pjesë e ekipit hulumtues.

Shkencëtarët që nuk përfshiheshin në hulumtim mbështetën përfundimet. “Së bashku, të dy studimet japin kontribute të fuqishme për konsensusin në rritje shkencës për dëmet e pesticideve neonicotinoid ndaj bletëve”, tha Prof James Nieh, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Duke ju drejtuar dallimeve midis vendeve, Prof Jeremy Kerr, në Universitetin e Otavës në Kanada, tha: “Aplikacionet neonikotinoide janë një lloj ruleti riprodhues për bletët. Në varësi të karakteristikave mjedisore lokale, ato mund të zvogëlojnë materialisht perspektivat e mbijetesës.

Kostoja prej 3 milion dollarë e hulumtimit u mbulua nga Syngenta dhe Bayer, kompanitë që shesin dy neonicotinoidët e testuara, si pjesë e një angazhimi vullnetar për të rritur të dhënat, por kompanitë nuk ishin të përfshira në hartimin, kryerjen ose raportimin e studimit.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se bletët e egra ishin të ekspozuara ndaj një neonicotinoidi që nuk u përdorën as në sprovë dhe konkluduan se dëmi i shkaktuar mund të rezultojë nga “mbetjet e vazhdueshme në sistemet e punueshme për shkak të përdorimit të tyre të shpeshtë, përfundon artikullin The Guardian, raporton Monitor.

Çfarë ndodhi në Shqipëri

Dëmtimi i bletës për shkak të pesticideve ka prekur edhe Shqipërinë vitin e kaluar teksa shifrat e Shoqatës së Bletërritëse treguan se nga vjeshta 2016 deri në pranverën 2017 nuk mbijetuan 40 për qind e kosherëve, një humbje me rekorde historike e pahasur me parë.

Ekspertë të rritjes së Bletës në zonën e Fushë-Krujës pohuan në kushtet e anonamatit, se pesticidet që janë përdorur vitin e kaluar për spërkatjen e hashashit e kanë dëmtuar rëndë bleten.

Bletari me inicialet B.RR. tha se në zonën e tij, prodhuesit e kanabisit në disa raste kanë përdorur pesticid që ka kushtuar 30 mijë euro vetëm për një spërkatje të bimës. Këto lloj pesticidesh (insekticidet) janë futur kontrabandë dhe janë shumë më të forta se ato që përdoren për bujqësinë tha ai dhe e kanë demtuar masivisht bletën në të gjithë vendin.

“Unë jap asistencë për bletarët amator nga Veriu në Jug, por si ky vit nuk është parë anjëhëre. Hashashi dhe pesticidet e përdorura ndaj tij kanë krijuar dëmë të mëdha”, tha ai, shkruan Monitor.

Bletari tha se hashashi u mboll në vendet ku kullot me se shumti bleta, në terrene malore dhe kodrinore në zona të pambjellura më parë, ndaj trajtimi me pesticide ka qenë intensiv. Ai tha se bleta po dëmtohet edhe në zonat ku ka kultivim me intensitet të frutikulturës. Spërkatja e pemëve, i dëmton edhe bletët bashkë me incektet e tjera dhe kjo ka qenë tipike në qarkun e Dibrës dhe atë Korçës shjegoi më tej ai.

Next Post
Hodhi gruan nga dritarja, “monstra” nga Fieri i shpëton burgut përjetë

Hodhi gruan nga dritarja, "monstra" nga Fieri i shpëton burgut përjetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com