• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blerjet online, qytetarët të pakënaqur me uljen e pragut të taksës

by Aalison Pearse Stevens
02/08/2016 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i fundit i qeverisë për uljen e pragut të blerjeve online nga 20 mijë lekë në 22 euro dhe 45 euro për dhuratat që mund të marrin nga të afërmit, të cilët jetojnë jashtë, ka shfaqur pakënaqësi tek qytetarët. Ata thonë se ulja e kufirit të taksimit do të frenojë blerjet online dhe dërgesat nga jashtë.

“Po blej shumë shpesh, tani me këtë vendimin e fundit do blej shumë shpesh por nga pak. Nuk jam fare dakord me këtë vendim sepse blej shumë, jam një konsumatore shumë e rregullt e blerjeve online dhe nuk jam dakord për vetë faktin sepse këtu dyqanet janë me po të njëjtat veshje dhe aksesorë si blerjet online dhe janë 5-fishi i çmimeve”, shprehet një qytetar.

Gazetarja: Çfarë keni blerë kohët e fundit online?

Qytetari: Veshje, 20 euro-30 varet nga firma dhe këtu i gjen me 5-fishin e çmimit.

Qytetari: S’kemi çfarë të bëjmë tani normalisht që është për keq.

Gazetarja: Çfarë blini zakonisht?

Qytetari: Produkte sportive se janë cilësia më e mirë dhe çmime shumë të lira. Mos të them që ata online i marrin të gjitha për vete dhe na I shesin ne më shtrenjtë.

Qytetarja: Mendoj që është pak e padrejtë dhe fakti që blejmë online do të thotë që i kemi më lirë ti marrim andej sesa ti marrim këtej dhe janë më cilësore por do ta kushtëzojmë pak blerjen online, por shpresojmë që ta rrisin të paktën të ketë deri në 50 dollarë ose euro jo në 20 sa është aktualisht sepse asnjë lloj blerje nuk mund të blesh poshtë 22 euro.

Gazetarja: Çfarë blini zakonisht online?

Qytetarja: Po varet të gjitha produktet e veshjeve variojnë nga të gjitha llojet ka dhe low cost por variojnë.

Ky vendim më shumë se qytetarët vendas duket se po prek të huajt që jetojnë në Shqipëri.

Qytetari i huaj: Qeveria po dekurajon blerjet online kjo gjë është një shumë qesharake për t’u paguar 22 ose 45 euro. Ky nuk është një akt i mirë për një vend që synon të modernizohet. Unë kam porositur ilaçe në SHBA të cilat janë falas për ish-ushtarakët e dalë në pension.

Sipas të dhënave nga postat shuma e blerjeve luhatet nga 100-900 euro, por pjesa më e madhe e pakove kanë një vlerë rreth 100 euro. Me ndryshimet që qeveria bëri për taksën e blerjeve online pagesa do të jetë 22.5 euro më shumë. Vendet nga të cilat qytetarët shqiptarë marrin më shumë dërgesa janë Italia dhe SHBA.

BW/d.i.

 

Next Post

Trump kalon limitet: Clinton është djall, zgjedhjet mund të manipulohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In