• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blerja” më e re e Berishës sulmon SHBA: Zgjedhjet e parakohshme janë luftë, kur thua vota, mendon drurin që ha. Vrasësit e votës, me Amerikën

by Java News
15/01/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Manjani ka kaluar në rolin e analistit duke analizuar situatën politike në vend. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shprehet se çdo vend me një minimum normaliteti krizat politike i zgjidh me votë. Sipas tij vetëm në Shqipëri nuk ndodh kështu.

Pasi sipas Manjanit në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë.

“Çdo vend me një minimum normaliteti krizat politike i zgjidh me votë.

Kudo në Europë votohet.

Edhe në ballkan votohet. Popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.

Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po.

Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur.

Kjo është rutina e çdo demokracie.

Vota është esenca e demokracisë.

Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.

Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për luftë. Të shkon mendja të ruhesh. (Le pastaj po të lexosh edhe thirrjet e ambasadës për të mos u afruar eventeve të tilla).

Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, dhuna që shperthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori!

Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht luftë. Dy herë i kemi bërë dhe literalisht me pushkë në krah, duke vrarë njëri-tjetrin.

Votimet nëpër parti janë njësoj.

Ngjarje dhune, diktati, presioni…

Vota e parakohshme quhet luftë e pastër. Krijohen skalione, barriera, blinda. Armatosen palët. Shtohen mercenarët. Përplasen njerëzit. Ironikisht partia ku ndodhin këto ngjarje quhet demokratike!!!

Partia tjetër që ka harruar si votohet, trashet duke u vetëquajtur socialiste. Sociale posi!!! Sociale pa votën e shoqërisë… Sundon rehat, ç’i duhet vota!?

Ama, të gjitha partitë shqiptare që vrasin votën janë me Amerikën. Ose janë amerikane…!!!

Si përfundim demokracia është ende diktat midis nesh.

Ideja mbi lirinë ngjan më shumë si eksitim kolektiv… Ai që votohet ndjehet pronar i çdo gjëje. Kush kërkon rivotim është armik dhe duhet eleminuar. E kështu cikli përsëritet…

Fundi i historisë është:

Kemi një opozitë që e ruan pushteti me bodyguardë dhe një pushtet që sundon me pantallona të shkurta i pa shqetësuar nga asgjë. Një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!!!!

****

Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë.”, shkruan Manjani./m.j

Next Post
30-vjetori i FRESSh/ Veliaj: Vetëm të bashkuar mund ta çojmë vendin në drejtimin e duhur!

30-vjetori i FRESSh/ Veliaj: Vetëm të bashkuar mund ta çojmë vendin në drejtimin e duhur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com