• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Blerja e kamerave trupore, Prokuroria nis hetimet për Ministrinë e Brendshme

by A R
25/01/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria nis hetimet për tenderin 5.7 mln euro të Ministrisë së Brendshme, për blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë.

ABC News ka mësuar se kallëzimi është dorëzuar gjatë ditëve të para të këtij viti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për akuzën e “shkeljen e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.

Kallëzimi është regjistruar nga task-forca e prokurorisë së kryeqytetit dhe po hetohet nga prokurorja Daniela Sulaj. Mësohet se në kallëzim, inspektorët e KLSH kanë renditur emrat e 10 zyrtarëve të ministrisë së brendshme, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe referencave të cilësisë së kamerave.

Në dosjen për të cilën prokurorja Sulaj ka nis kryerjen e veprimeve të para hetimore, thuhet se komisioni i vlerësimit të ofertave dhe referencës nuk kanë respektuar ligjin si në hapjen e procedurave të tenderimit, kriterët e vlerësimit dhe më pas shpalljen e fituesit. Ky tender, thuhet në dosje, është bërë me prokurim të drejpërdrejt dhe kap shifrën e 5.7 milion eurove që ka nisur zbatimin që në shkurtin e vitit të kaluar.

Në kallëzimin e KLSH-së thuhet se inspektorët kanë konstatuar mangësi në procedurat e tenderimit, në skualifikimin e kompanive të tjera konkuruese, duke shpall fitues një kompanie e cila ka modifikuar me pjesë të ndryshme kamerat e turpit.

Veç kësaj, inspektorët thonë në kallëzim, se kamerat e modifikuara nuk arrijnë të transmetojnë on-line, në kohë reale, regjistrimet e tyre, nga trupat e policëve mbajtës të tyre apo edhe ato pak makina ku janë instaluar.

Nga ana tjetër, burimet pranë prokurorisë i thanë ABC News se janë nisur shkresat e para zyrtare për sekuestrimin e dosjes së tenderit të kamerave të të trupit dhe makinave. Si dhe po verifikohen të dhënat në Qendrën Regjistrimieve të Biznesit për kompanin fituese. Pas mbledhjes së materialeve, burimet thonë se do të nis marrja në pyetje e anëtarëve të komisionit.

Reagon Ministria e Brendshme

Sakaq ka reaguar edhe Ministria e Brendshme ku përmes një deklarate për mediat, thekson se nuk ka ardhur ende asnjë kërkesë nga ana e Prokurorisë.

“Në respekt të opinionit sqarojmë se: Prokuroria nuk ka dërguar ende asnjë shkresë apo informacion ne MPB, për hetim mbi çështjen.

Së dyti, vlera e tenderit nuk është 5.7 milion euro, siç pretendohet ne media, por 450 milion lekë ose 3.28 mln euro.

Së treti, në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka verifikuar procedurat, janë bërë observacionet përkatëse (sqarimet ligjore), mbi pikat që janë konsideruar si shkelje. Gjithashtu theksojmë se në raportin e KLSH nuk gjendet asnje vlere për dëm ekonomik në ngarkim të Policisë së Shtetit apo zyrtarëve të saj.

Së katërti, kamerat bëjnë ose realizojnë transmetim online direkt në sallën operative, ndryshe nga sa pretendohet në lajmin qe citon burime nga Prokuroria. Ndërkaq nënvizojmë se nuk janë vendosur kamera në makinat e policisë, por jane kamera trupi trupi per punonjesit e policise.

Së fundi, sa u përket procedurave të tenderit, ajo është në përputhje me ligjin dhe konsiderohet si tender i “klasifikuar”.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të qartë edhe njëherë se lajme të tilla thjesht mjegullojnë të vërtetën, ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet dhe sakrificat për t’i krijuar trupës së policisë, kushte sa më optimale në kryerjen e detyrave shumë të rëndësishme në roje të ligjit dhe sigurisë së shtetasve.” thuhet në deklaratën e MPB.

/b.d

Next Post
Luis Enrique elozhe për Messin: Është lojtar unik

Luis Enrique elozhe për Messin: Është lojtar unik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In