• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blerja e Eurobondit, Ahmetaj: Investitorët e huaj, besim tek ekonomia

by A R
04/10/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Kuvend se “blerja e eurobondit shqiptar pak ditë më parë në tregjet ndërkombëtare, tregon se investitorët e huaj kanë tashmë besim në ekonominë shqiptare. Sot tregjet ndërkombëtare e financuan me 3.5 % kuponin tonë të eurobondit për 7 vite, jo për 5” .

Në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet projektligji për investimet e huaja direkte, Ahmetaj u shpreh se “eurobondi ishte test i ekonomisë shqiptare. Tregjet ndërkombëtare pranuan të investojnë. Investimet private kanë ardhur vetëm në rritje, vetëm në 6 muajt e parë kemi 26% rritje të investimeve të huaja. Investimet e huaja kanë kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë”.

“Ka ndryshuar tregu i punës. Është ky grup, është ky kryeministër, është kjo ministri që e nisi. Gropën e kemi lënë në distancë mbrapa. Shqipëria nuk është më afër gropës pavarësisht problemeve që kemi. Ajo që ndodhi në tregjet ndërkombëtare pak ditë më parë, çfarë bënë ato? E futën në skaner dhe pranuan të investojnë në sigurinë e Shqipërisë për një periudhë 7-vjeçare. E dini sa larg ishim nga rajoni?”, theksoi Ahmetaj duke shtuar se e dini çdo të thotë për 7 vite.

“Ata investitorë ulen në tryezat dhe me ftohtësi gjykojnë që kjo ekonomi e ka të qartë rrugën, përpara i ka të qarta reformat , sepse reformat bënë të mundur që vendi të ishte i sigurtë për të investuar”, shtoi ai.

Ministri tha se “ka edhe një element tjetër a e dini bazën e investitorëve? Ishin 120 investitorë që morën pjesë në kërkesat për blerjen e eurobondit shqiptar, nga të cilët emrat më të mëdhenj të financave ndërkombëtare si Goldman Sachs, J.P Morgan , Pinko dhe për herë të parë kanë marrë pjesë fonde pensionesh nga Finlanda dhe fondi i pensioneve të shoqërisë së hekurudhuave të Francës”, nënvizoi Ahmetaj.

Duke folur për borxhet, Ahmetaj tha se “ndërkohë që rajoni e ka borxhin, Maqedonia 45%, Mali i Zi 55% të prodhimit të brendshëm bruto, ne e kemi sot 67.5% në rënie dhe përpara disa vitesh jo që nuk na trajtonin njëlloj me rajonin, por na shikonim me dyshim”.

“Përpara disa vitesh jo që nuk na trajtonin njëlloj me rajonin, por na shikonim me dyshim , po ta mbani mend në vitin 2010 i doli interesi 7.5% dhe në një moment u tregtua në tregjet ndërkombëtare 13%. Atë ditë ky nuk quhej vend normal , atë ditë ky vend nuk rrinte dot me të dyja këmbët. Atë vit ky vend nuk ishte një vend ku mund të investohej 13%, po kush i paguante, qytetarët do t’i paguanin”, theksoi Ahmetaj.

Nuk është puna, vijoi ai, se kush e bleu bonon tonë puna është çfarë bëmë ne me menaxhimin e fondit , se e kemi detyrë ta bëjmë, puna është që vendi referohet si vend normal dhe po merret si referencë për investitorët e huaj.

Ministri Ahmetaj sqaroi që ligji është një ndryshim logjistik kohorë, sepse ne po përgatisim tani që po flasim së bashku me IFC dhe jo vetëm një ligj integral për investimet e huaja ku do t’i trajtojmë në parim dhe do t’i japim mundësi dhe në detaje trajtimit me transparencë, barazi investimeve të huaja në Shqipëri.

/b.d

Next Post
Kërkoi nga Nishani 100 mijë euro, Gjykata i kthen padinë Panuçit

Padia e Panuçit, Gjykata nuk gjen dot shtëpinë e Bujar Nishanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

September 17, 2026
“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

September 17, 2026
Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

September 17, 2026
Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 17, 2026
Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com