• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blerja e energjisë nga HEC-et private, MEI: Nuk ka asnjë cënim kontrate

by A R
12/08/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë reagoi pas një deklaratë të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme sa i takon blerjes së energjisë nga HEC-et private.  Nëpërmjet një deklarate për mediat kjo ministri sqaron se nuk ka asgjë antiligjore dhe në kundërshtim me kontratën.

Deklarata e MEI:

Ministria e Energjisë dhe Industrisë u njoh me pretendimet e shprehura publikisht përmes një deklarate nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA). Në funksion të informimit të drejtë të publikut dhe shmangies së spekulimeve, sqarojmë sa vijon:

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” që synon mbështetjen e një reforme të thellë në sektor dhe që përafron plotësisht Direktivën e BE 2009/72, mbi rregullat e funksionit të tregut të brendshëm të energjisë elektrike. Ky ligj përcakton një ndarje të qartë të rolit të operatorëve pjesëmarrës të sektorit, duke përcaktuar ndër të tjera funksionet e gjeneruesve të energjisë elektrike, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Shpërndarjes së energjisë elektrike.

Pikërisht, në zbatim të këtyre detyrave, në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, Ministria e Energjisë ka hartuar një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore që do të bëjnë të mundur funksionimin e sistemit të sektorit në përputhje me rregullat dhe parimet e BE. Ndërmjet këtyre akteve janë edhe projektligji i Burimeve të Rinovueshme dhe Modeli i Tregut të Energjisë.

Këto nisma legjislative bazohen mbi angazhimet e marra nga Shqipëria në nënshkrimin e Traktatit të Komuniteti të Energjisë dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, që lidhen kryesisht me detyrimet për përafrimin e legjislacionit të sektorit te energjisë me Acquis të BE-së. Hapja e tregut dhe pjesëmarrja e gjithë operatorëve në platformën e energjisë elektrike të ditës në avancë është një nga kërkesat kryesore të procesit të Berlinit për integrimin ne tregun rajonal dhe Europian te energjisë. Kjo kërkon marrjen e një sërë masash ligjore dhe rregullatore në sektorin e energjisë, të cilat janë të nevojshme për të krijuar një treg të energjisë elektrike.

Në zbatim të Direktivës së BE dhe ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, është nevoja tashmë e përcaktimit të qartë të ndarjes së operatorëve të energjisë elektrike, në përputhje me funksionet e tyre. Në këtë kuptim, është përcaktuar që OSHEE, në funksion të rolit të saj si operator i shpërndarjes, të jetë operatori përgjegjës për blerjen e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Kontratat e blerjes së energjisë elektrike të prodhuara nga shoqëritë private që kanë marrë me koncesion ndërtimin e hidrocentraleve janë kontrata të veçanta, të cilat në bazë të ligjit të sektorit të energjisë elektrike, konsiderohen të rregulluara dhe miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë.

Kalimi i detyrimit për blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH në shoqërinë OSHEE, nuk cënon aspak të drejtat e fituara nga shoqëritë që kanë nënshkruar kontratat koncesionare. Kjo pasi ky ndryshim i operatorit, nuk prek asnjë nga të drejtat dhe garancitë e fituara nga investitorët, të tilla si afati i kontratës koncesionare, afati i kontratës së shitblerjes së energjisë, apo çmimi që shitet kjo energji, të cilat edhe me ndryshimet e kontratës së miratuar së fundmi nga ERE, mbeten të pandryshuara dhe garantojnë të njëjtin rregjim për këto kompani.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i cilëson të nxituara dhe të pabazuara pretendimet e shprehura në deklaratën publike të AREA-s. Shqetësimi për cënim të të drejtave e garancive të fituara tashmë nga shoqëritë investuese nuk qëndron.

Deri më datën 12.08.2016, në zbatim të përcaktimeve të reja ligjore, nga 85 shoqëri që kanë në pronësi HEC-e, 62 prej tyre kanë lidhur kontratën me OSHEE-në duke u shkëputur nga KESH. Këto shoqëri kanë vazhduar normalisht me rakordimin e energjisë së shitur pranë OSHEE dhe iu është pranuar fatura tatimore e shitjes njësoj si në rastin e kontratës së mëparshme me KESH.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë gjen rastin të kujtojë se janë pikërisht këto reforma të ndërmarra nga qeveria shqiptare që bënë të mundur shlyerjen e 9.1 miliard lekë borxheve të prapambetura që shteti u kishte këtyre prodhuesve privat për shkak të mos reflektimit në tarifë të çmimit të energjisë. Përveç likujdimit të plotë të të gjitha detyrimeve të prapambetura, prodhuesit privat marrin tashmë brenda afatit ligjor pagesën e muajit korent që prej Janarit të vitit 2015.

Nga Qeveria është treguar kujdes për trajtimin e hidrocentraleve që prodhojnë energji nga burimet e rinovueshme, në mënyrë që ti garantohet në çdo moment një çmim i nevojshëm për mbulimin e kostove të ndërtimit dhe operimit të centralit. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë është hartuar projektligji për burimet e rinovueshme të energjisë, që është në proces konsultimi të vazhdueshëm me gjithë operatorët e sektorit të energjisë elektrike. Në bazë të këtij projektligji përcaktohet se centraleve të energjisë tashmë të ndërtuara, do tu garantohet përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së shit-blerjes një tarifë e arsyeshme që mbulon kostot dhe siguron një normë të arsyeshme fitimi./a.m.

 

Next Post

Plagosje në gjueti, dy të mitur shtijnë në errësirë mbi 64-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

July 9, 2026
Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

July 9, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Protesta drejtohet nga një strukturë jashtë Shqipërisë që synon të godasë turizmin

July 9, 2026
FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

July 9, 2026
Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

July 9, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

July 9, 2026
Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

July 9, 2026
“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In