Bleonës nuk i del inati me paparacët: Shikoni këto janë të pasmet e mia!
Ajo është pjesë e skenës muzikore qysh prej viteve ‘95-’96, por ndonëse qysh në fillimet e saj spikati prej pamjes, njëlloj vijon edhe aktualisht. Këngëtarja Bleona Qereti e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka fituar më shumë siguri në veten e saj, madje herë pas here provokon keqaz me veshje-zhveshjet e saj. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një fotografi teksa merr rreze në të gjithë trupin e saj. Kjo pasi në fotografinë që gjeni bashkëngjitur Bleona shihet e shtrirë pa reçipeta dhe me një palë tanga të cilat duken thuajse inekzistente, madje krijojnë idenë se është zhveshur. Bashkëngjitur fotos ajo shkruan, “Tani, pa përpunime. Në djall paparacë”










