Bleona: Shqiptarët nuk më duan, kanë inat për famën time
Ndërsa mori për disa ditë vëmendjen e mediave shqiptare, Bleona Qereti ‘godet’ sërish. Në një intervistë për mediat italiane këngëtarja shqiptare ka falenderuar fansat e saj në Itali për mbështetjen duke pozuar me një fotografi në bikini me flamur italian.
Intervistën e saj për ‘Sky Mag’, të cilën e ka ndarë me fansat ndërsa në foto ka lënë mbishkrimin: “Si mund të mos e dua Italinë kur ata më kanë dhënë kaq shumë dashuri dhe mbështetje”.
Teksa ka folur në këtë intervistë për ëndrrën e saj amerikane të bërë realitet, ajo ka deklaruar se shqiptarët nuk e duan dhe nuk e kanë përkrahur gjatë karrierës së saj. “Nuk bëjnë tifo për mua. Në Shqipëri, njerëzit janë shumë skeptikë. Kur u kam thënë se do shkoj në Amerikë dhe të bëhem i famshëm, ata thonin se nuk do e realizoja këtë. Por ata që më njohin e dinë se në qoftë se unë them se do bëj diçka, unë e bëj.”ka thënë Bleona. SKY e kanë quajtur Bleonën një “yll seksi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar përmes X Factor”.