• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blendi Klosi flet për jetën private, tregon emocionet e ditës së dasmës

by A R
29/05/2019 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përtej kostumit të ministrit, Blendi Klosi është një bashkëshort dhe baba i përkushtuar. Prej 12 vitesh ai është i martuar me producenten Nora Gega, martesë kjo që i ka bekuar me dy fëmijë, Aronin 9-vjeçar dhe Amlën, 6-vjeçare.

I biri ka pasione të ndryshme nga babai. Ai dëshiron të bëhet futbollist dhe është dhe tifoz i zjarrtë i ekipit të Partizanit. Nga ana tjetër, Amla është e përkushtuar ndaj mësimeve, pëlqen shumë aktrimin, ndërkohë që këtë vit mbyll klasën e parë.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klosi foli për lidhjen e fortë me bashkëshorten Nora Gega, emocionet e dasmës dhe marredhënien me dy fëmijët.

“E paska zbrazur Nora gjithë arkivën, ishte shumë emocionues kolazhi me foto ose mbase po plakemi dhe emocionet po na shtohen, po lëshojmë veten. Unë tani po zbardhem, por fëmijët po rriten shpejt. Po kuptoj sa bukur kemi kaluar dhe çfarë mbarësie janë fëmijët në jetë, është bekim nga perëndia kur bëhesh me fëmijë. Nëse kam një merak nga gjithë puna në politikë është pjesa që nuk kaloj shumë kohë me fëmijët. Ata rriten me minuta dhe kjo është pjesa më e bukur, ata na japin shumë gëzim. Nora i shijon më shumë, por në përgjithësi të dielat i kemi me familjen dhe të dielën e kemi quajtur “dita e babit”. Më kënaqin sepse janë mirë në shkollë dhe përpiqen të bëjnë aktivitete të ndryshme. Ata po rriten tani dhe duke qenë se janë jo me diferencë të madhe moshe shkojnë shumë mirë dhe kanë filluar të na mbajnë edhe sekrete ne. Unë nuk dua që djali im të bëhet politikan ose futbollist, profesion tjetër të bëjë ç’të dojë. Nuk dua që të bëhet politikan sepse kërkon impenjim të madh dhe nuk të lejon të jesh vetvetja. Në shumë gjëra duhet të jesh i kontrolluar dhe humbet nga liria. As futbollist s’do doja të bëhej sepse më duket sikur vriten shumë. Do të doja të bëhej basketbollist, notar, thjesht një sportist i mirë. Edhe Amla gjithashtu mund të zgjedhë çfarë të dojë. Amla ka një prirje të veçantë për aktore. Aktron shumë mirë. Unë i them të bëhet doktoreshë sepse të gjithë prindërit kështu duan, që fëmijët e tyre të bëhen doktorë dhe t’iu shërbejnë”, tha Klosi.

Gjatë emisionit ai gjithashtu tregoi edhe emocionet e ditës së dasmës.

“Nora është shumë e bukur dhe e zbukuron fotografinë. Unë kam pasur shumë emocione ditën e dasmës, isha qull në djersë dhe vajza që po na ndihmonte me dasmën atë ditë më thoshte: “Qetësohu se nuk do të të gjejë gjë”. Ne bëmë dy dasma, tek e para kishim ftuar shoqërinë dhe kishim shumë të ftuar, ishte qejf i madh dhe u bë shumë bukur. Dasma e dytë kur bëmë edhe ceremoninë e celebrimit kishte emocion të madh. Ka dashur perëndia që të kalojmë shumë mirë këto vite dhe të jemi shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Jemi në harmoni shumë të mirë të katërt”, tregoi Ministri.

/a.r

Next Post

"Fushatë për të bindur vendet e BE, që mund të kenë rezerva për procesin e zgjerimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In