• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blendi Gonxhja i përgjigjet akuzave të PD: Investimet nuk mund të etiketohen si fasada, çdo tender është transparent

by Ardit Rada
24/08/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse vendi ka qenë gjatë kësaj kohe nën një situatë jo të zakontë për shkak të pandemisë, sipas Partisë Demokratike tenderat e qeverisë për fasada nuk kanë ndaluar. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, ka denoncuar sot rastin e drejtorit të Transportit Rrugor Blendi Goxhja, i cili sipas saj ka zhvilluar tendera luksi, ndërkohë që bizneset shqiptare ishin drejt falimentimit.

“Kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerëz humbën punën, Blendi Gonxhe ka zhvilluar 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash. Janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe, kur bizneset në karantinë detyroheshin të paguanin faturat afrofe të ujit dhe dritave, që qeverisë së Edi Ramës të mos i mungonin paratë për luks”, tha Zhupa.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i denocuar nga Partia Demokratike, që Gonxhja sipas saj abuzon me paratë publike. “Më herët, Partia Demokratike ka bërë publike të dhëna dhe dokumenta zyrtarë që provojnë se drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, në konflikt interesi me postin që mban, ka përfituar për kompaninë e tij private të transporteve, mbi 220 milionë lekë para publike”, shtoi ajo.

Euronews Albania kontaktoi Drejtorin e Transportit Rrugor, z. Gonxhja i cili i hodhi poshtë akuzat e PD si përbaltje ndaj tij dhe institucionit që ai drejton.

“Çdo procedurë prokurimi për investime nga ana e DPSHTRR është zhvilluar me garë, elektronikisht, përmes APP, e hapur dhe konform ligjit! Ofertat fituese janë mesatarisht 10% nën fond limit! (Një info e detajuar do publikohet me këtë rast!),” deklaroi për Euronews Albania drejtori Gonxhja.

“Kontratat e lidhura përpara Pandemisë, që lidhen me investime infrastrukturore përfshinin rikualifikime e sistemime, zgjerime, izolime, ndërhyrje në hapësirat e jashtme por edhe salla shërbimi e testimi, arkiva, ambiente sanitare, ambiente teknike e sisteme sigurie e monitorimi, sisteme radhe a sinjalistike, ajrimi, rrjete ,etj. nuk mundet kurrsesi të etiketohen si FASADA, janë prova të qarta të punimeve komplekse, me disa faza, brenda e jashtë me synim thelbësor modernizimin e shërbimit dhe komoditetin për qytetarët/subjektet! DRSHTRR-të Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë do pasohen edhe nga rehabilitimet në Lushnje, Gjirokastër, etj,” sqaroi ai.

Drejtoria e Transportit Rrugor iu përgjigj gjithashtu akuzës së PD për kontrastin e punës së institucionit dhe jetesës së qytetarëve:Sa i takon  akuzës se jemi të pandjeshëm për hallet e qytetarëve, riinformojmë PD-në se DPSHTRR ka kontribuar falë mirëadministrimit të fondeve dhe rezultateve rekord të vitit 2019, nëpërmjet dy paketave të solidarititetit në vlerë totale: 310,160,500 Lekë të reja ose rreth 2.5 milionë euro, në ndihmë të sektorit të transportit rrugor të pasagjerëve, nga ku:

Mbulim 100% i Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) për 7,204 mjete të transportit rrugor të pasagjerëve të kategorisë autobus (mbi 8+1) në vlerën 170,194,500 Lekë! (Duke kompensuar fondin, që të mos i mungonin këto para bashkive që marrin 24% dhe buxhetit të shtetit që arkëton 76% të totalit!) +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020 me efekt financiar prej 134,966,000 Lekë!

Aq të pandjeshëm jemi si ekip sa u solidarizuam me zemër për familjen Alstafa në Bërxullë, Bashkia Vorë, duke kontribuar vullnetarisht me të gjithë fondin (3,6 milionë Lekë të reja!) për rindërtimin, pajisjet dhe mobilimin e ri, të shtëpisë së re për familjen me 6 anëtarë! DPSHTRR si ekip dhe si ent ka qenë në krye të kontributit për emergjencën e tërmetit, me transportime, ndihma ushqimore e financiare familjeve të prekura, vullnetarë, qendër strehimi, etj. në vlerën prej 8.3 milionë Lekë të reja!

Next Post
Të gjithë drejt Presidencës! Fatmir Limaj kandidati i tretë për kreun e shtetit të Kosovës

Të gjithë drejt Presidencës! Fatmir Limaj kandidati i tretë për kreun e shtetit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In