• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blendi Fevziu, Bunk’Art dhe autocensura për të mos bezdisur Berishën

by Carlo Bollino
08/03/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Gazetari Blendi Fevziu i dedikoi të martën 45 minuta të programit të tij Opinion muzeut Bunk’Art2, të cilin unë e kam ideuar dhe realizuar në bunkerin antiatomik të Ministrisë së Brendshme. Një reportazh që me kërkesë të tij e autorizova dhe për të cilin vura në dispozicion një guidë të jashtëzakonshme, atë që ka qenë roja e bunkerit që nga kohët e ndërtimit të tij dhe që sot punon në muze si përgjegjës i mirëmbajtjes dhe i sigurisë. Mund të ishte një faqe interesante e gazetarisë historike, nëse Blendi Fevziu nuk do të kishte treguar gjatë gjithë kohës konfuzion, i paqartënëse do fliste për bunkerin apo për muzeun, gjithnjë aty aty, mes, të tregojë apo të mos tregojë. Duke filluar që nga emri i kuratorit të Bunk’Art: Emrin tim. Fevziu vendosi ta censurojë dhe është njësoj sikur vendos të prezantosh një libër, por pa cituar autorin. Jo se emri im është i rëndësishëm në krahasim me vlerën e muzeut, por është dinamika që gjendet brenda këtij akti banal censure që frikëson.

Eshtë e njohur që prej vitesh unë etiketohem nga Sali Berisha dhe nga klani i tij me çdo epitet të imagjinueshëm. Mes fajeve (politike) që më vihen në kurriz, është edhe ai i të qenit autor i dy muzeumeve Bunk’Art. Në shtator të 2015 muzeu, akoma në fazë ndërtimi, u sulmua dhe u dogj nga turma e berishianëve, me doktorin që ishte aty me dy gishta drejt qiellit ndërsa flakët përpinin kupolën prej cementoje. Ajo kupolë është i vetmi bunker fals i Shqipërisë, por është edhe i vetmi që pësoi një sulm të vërtetë të armatosur. Zjarri i ndezur me kopertona makinash, në realiteti hapi vetëm dy vrima të mëdha në strukturë, që unë vendosa të mos i riparoj, duke treguar me atë çarje një tjetër shenjë të memories. Pikërisht përballë atyre dy vrimave Fevziut nisi t’i mbahet goja, fillimisht duke i cilësuar si “hapje për të futur dritën” dhe më pas duke shmangur të qartësonte origjinën e tyre të vërtetë. Ja pra, edhe censura e emrit tim, është pjesë e të njëjtit siklet: Mos bezdisja e Sali Berishës. Mos sikletosja e kapos.

Të fshish emrin e autorit nga përshkrimi i një vepre është arti në të cilin janë përpjekur të gjithë diktatorët, kudo në botë dhe në çdo epokë. Edhe në kohën e Enver Hoxhës fshiheshin nga fotot zyrtare të librave të historisë fytyrat e shokëve që ndërkohë ishin bërë armiq. Brenda Bunk’Art2 është një dhomë e dedikuar kësaj metode të propagandës enveriste, çuditërisht një nga të pakëtat që Fevziu e shmangu ta tregojë. Bashkë me atë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Por, nëse një akt censure merret me mend në kohët e regjimit, është totalisht i pakuptueshëm në mes të demokracisë. Fakti që një gazetar, edhe i njohur si Fevziu e ka ndjerë për detyrë të autocensurohet për të mos bezdisur (apo armiqësuar) Sali Berishën, e krijon fare qartë idenë se sa frikë akoma shkakton ai njeri dhe sa pushtet negativ ai lëshon ndaj kujt vërtitet rreth tij. Në një intervistë në Report TV të pak ditëve më parë, Bamir Topi (që e njeh shumë mirë ish-kryetarin e tij), përshkroi në mënyrë ekzemplare fenomenin: “Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa?”

Si kurator i muzeut (dhe si gazetar me eksperiencë të gjatë) do të kisha shumë kritika për të bërë për sipërfaqësinë dhe pasaktësinë me të cilën u përshkruan mjediset e bunkerit dhe instalacionet në të, por nuk kam qëllim të bëj polemikë për këtë gjë. Prej vitesh jam përballur me një gazetari që nuk i pëlqen detajet dhe me gazetarë që nuk përgatiten para se të dalin në transmetim. Është gazetaria moderne 3.0 e përbërë më shumë nga perceptime se nga substancë, e veshur me tituj bombastikë më shumë se nga fakte. Por ajo që më habit në fakt është se edhe përballë kësaj sipërfaqësie të nxituar, Blendi Fevziu e gjeti kohën të mendojë për censurën. Mesa duket është një mekanizëm që i ndizet automatikisht, i stërvitur në qindra emisione televizive në të cilat shpalos të njëjtën sjellje, në mes të asaj që thotë dhe nuk thotë. Ai neutralitet fals që demaskon militantin kur dëshiron të duket i pavarur, por në të vërtetë e di shumë mirë kë të godasë dhe kë jo. Gjithnjë i vëmendshëm për të mos bezdisur asnjëherë atë që mund ta dëmtojë, sidomos kur ka përballë ish-liderin tashmë të marrë fund, por që arrin akoma të frikësojë dhe të klonojë njerëz.

Next Post
Frikë nga apokalipsi, të krishterët e Afrikës Lindore shesin të gjithë pasurinë dhe zhvendosen në Etiopi

Frikë nga apokalipsi, të krishterët e Afrikës Lindore shesin të gjithë pasurinë dhe zhvendosen në Etiopi

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Hai scritto un miracolo, caro Bolino, che con il tuo giornalismo vero e oggettivo, hai creato rispetto e considerazione tra i lettori intellettuali di questo Paese. Ciao

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In