• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blejnë toka në periferi dhe ndërtojne lagje në Tiranë”, kë po paralajmëron Lorenc Vangjeli?

by
11/08/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim për zhvillimet në politikën shqiptare pas përfundimit të verës. Vangjeli thotë se ‘moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator dhe se personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Dhe po kështu, edhe lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar dhe hierarkinë e vetë maxhorancës.

Në një analizë të publikuar në Javanews.al, duke analizuar situatën aktuale politike dhe veçanërisht kryeministrin Rama në raport me opozitën, por edhe me njerëzit e tij, Vangjeli thekson se një pjesë e këtyre të fundit ndjejnë pasiguri për atë që do të sjellë vjeshta.

Disa politikanë të maxhorancës, siç thekson ai, “kanë raporte frike me SPAK-un dhe ndjehen viktima të frazës së Ramës: “Përgjegjësia është individuale!”.

Po ashtu ndër të tjera Vangjeli thekson se “rrethi mbyllet vetëm kur produktet e veprës kriminale, edhe kur duket se janë larë e tharrë ligjërisht, të sekuestrohen e t’i kthehen publikut në formën e pasurisë publike. Mund të ndodhë që dikush të jetë shpallur apo edhe të shpallet fajtor me dosje gjyqësore që nuk bindin askënd, por nuk mbaron këtu.

Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marë në qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatricet e tyre të hekurta.”

Kjo frazë duket se drejtohet drejt personazheve konkretë në të majtë të politikës. Dhe në të njëjtën kohë, një krahasim me David Koperfildin, e con në të djathtë adresës e frikës. Sipas Vangjelit, “Ka personazhe të tjerë që si iluzionisti i famshëm, e shndërrojnë një copë tokë sa një shami hundësh në një lagje të tërë banimi dhe në të njëjtën kohë, besojnë se e shndërrojnë edhe veten në ëngjëll hakmarrës në emër të së drejtës”, thotë ai.

“Të tjerë, shumë të tjerë nga ata që e dinë edhe më mirë se vetë prokurorët se cfarë kanë bërë, janë në rradhë për të kaluar rradhën e llogarive të hapura”, shkruan Vangjeli, duke ju referuar kështu dikujt, që shpejt mund të jetë në telashe serioze me drejtësinë.

Po kështu, sipas tij, vjeshta do të prezantojë hapa të tjerë nga kryeministri Rama, si një parapergjigje për mënyrën sesi Rama do t’i përgjigjet rrjedhës së ngjarjeve dhe si do t’u paraprijë atyre.

“Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia cojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu siç po rrjedhin ujërat nën urat e Lanës, do të jetë gjithmonë e më individuale.”,thekson ai duke konsideruar se një nga këto hapa do të jetë edhe rikonfigurimi i mundshëm i kabinetit qeveritar dhe raportet e reja të hierarkisë në maxhorancë.

/e.d

Next Post
FOTO/ “E mitura mbuluar me batanije”! Policia holandeze kap familjen shqiptare në kamion, ishin nisur drejt Anglisë

FOTO/ “E mitura mbuluar me batanije”! Policia holandeze kap familjen shqiptare në kamion, ishin nisur drejt Anglisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In