• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bledi Çuçi takim informues me ambasadorët e BE, detaje nga biseda online

by A R
18/03/2021 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim informues online, me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, në Tiranë. Ministri Çuçi informoi dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve për punën dhe progresin e bërë nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë, në kuadër të zbatimit të prioriteteve që lidhen me rritjen e sigurisë dhe masat për konsolidimin e shtetit ligjor. Ministria e Brendshme, si institucioni kryesor përgjegjës për zbatimin e Kapitullit 24, ka përmbyllur reforma të rëndësishme ligjore dhe po bën përpjekje të forta për zbatimin me efikasitet.

Çuçi prezantoi rezultate konkrete në disa fusha, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”, luftën kundër pastrimit të parave me burim kriminal, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, masat për të goditur korrupsionin në radhët e policisë. Më tej, Çuçi u ndal tek rezultatet e njësisë policore për kapjen e personave në kërkim, e krijuar në 2019, e njohur si “Fast Albania”, si dhe modernizimin dhe shtrirjen e teknologjisë në Policinë e Shtetit.

Më tej, ai foli për menaxhimin e kufirit, masat për frenimin e azilit të paligjshëm, si dhe nënvizoi rezultatet e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që ka marrëveshje me gjithë agjencitë europiane për çështjet e brendshme dhe migracionin. Ministri shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vendeve partnere.

Ministri informoi gjithashtu ambasadorët për punën e MB-së, për hartimin e publikimin e listave zgjedhore dhe detyrimeve në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor.

Ministri i Brendshëm prezantoi gjatë takimit prioritetet për vitin 2021, që janë lufta kundër krimit të organizuar, rritjen e parametrave të sigurisë publike, mbështetjen e procesit elektoral sa i takon fushës së përgjegjësisë, mirë-menaxhimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe mallrave në kufi, procesin e integrimit dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe riorganizimin e Policisë së Shtetit, duke përmirësuar menaxhimin e burimeve njerëzore e duke riorganizuar stacionet të policisë në varësi të numrit të banorëve për zonë.

/a.r

Next Post
Dalin emrat/ Ja kandidatët për deputetë të PD në Kukës, Dibër, Berat, Shkodër, Fier, Korçë, Elbasan etj

Basha gjatë bisedës me Hahn: Partitë politike, larg duart nga Reforma në Drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In