• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blatter e kishte një të mirë, ishte mbështetës i Kosovës

by
09/06/2015 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sepp Blatter , kryetar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), i cili katër ditë pas marrjes së edhe një mandati për ta drejtuar këtë mekanizëm botëror të futbollit, ka paralajmëruar dorëheqjen, ka qenë dhe mbetet mik i Kosovës dhe përkrahës i përpjekjeve të saj për tu anëtarësuar në FIFA, vlerësojnë drejtuesit Federatës së Futbollit të Kosovës.

Por, sipas tyre, paralajmërimi i Blatter për dorëheqje nga kreu i FIFA-s nuk do të zbeh përpjekjet e futbollit të Kosovës për tu bërë pjesë e barabartë e kësaj federate, si dhe Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk pret që dorëheqja e paralajmëruar e Blatterit të krijojë efekte negative në rrugën e Kosovës drejt pranimit në FIFA dhe UEFA.

“Nuk ma merr mendja, sepse ai ka trasuar një rrugë dhe për këtë e kemi quajtur edhe mik tonin. Ju e dini për koncesionet që i janë bërë federatës së futbollit të Kosovës dhe e dini që më shumë kemi pasur probleme me UEFA-n, probleme që janë ende ekzistuese”.

Ndryshe, FIFA ka paralajmëruar Kuvendin e jashtëzakonshëm pas muajit mars të vitit të ardhshëm. Por, Vokrri thekson se pritjet e Kosovës janë që deri atëherë t’i tejkalojë barrierat dhe të sigurojë pranimin në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).

 Me 13 janar 2014, FIFA, e cila drejtohej nga Blatter, i dha dritën e gjelbër Kosovës të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore, por pa simbole shtetërore.

Ndeshjen e parë miqësore, përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi me 5 mars të vitit 2015, me përfaqësuesen e Haitit.

Më pas përfaqësuesja e Kosovës, ka zhvilluar edhe një varg takimesh tjera miqësore, në Kosovë dhe jashtë saj, me përfaqësuese të ndryshme nga bota.

Next Post

Bizneset borxh ndaj shtetit, Tatimet: Është forcuar ligji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com