• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BKH do sjellë reprezalje”/ Ngjela: Rruga që do të ndiqet për të rihapur dosjet e bujshme

by Java News
08/08/2020 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e organeve kundër korrupsionit pritet të shënojë edhe pikun e reformës në drejtësi. Pak ditë më parë u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në fund të vitit pritet që gjithçka të jetë e kompletuar. Por që kur nisi reforma në drejtësi, shumica e shqiptarëve presin rihetimin apo rigjykimin e dosjeve të bujshme. Shumë ngjarje në vendin tonë kanë tronditur opinionin publik, por që ende nuk ka asnjë përgjegjës para drejtësisë. Ndër dosjet e bujshme mund të përmendim shpërthimin e Gërdecit, vrasjen e 4 personave në bulevard në 21 janar, rruga Durrës-Kukës apo edhe videoja e bllokut të presidentit Ilir Meta.

Por sa shanse ka që të rihapen dhe të rihetohen këto dosje? Gazeta kontaktoi me avokat Spartak Ngjelën, i cili tregoi edhe rrugën ligjore që do të ndiqet për hetimin e këtyre dosjeve. Sipas avokatit, do të jetë Gjykata e Posaçme ajo e cila pas disa proceseve gjyqësore do të japë të drejtën për hapje të rihetimeve. Ngjela deklaroi se gjykimi i këtyre dosjeve ka qenë false dhe me ndikim për t’i mbyllur, duke theksuar se pavarësisht këtyre, ka ende hapësirë për rihapje dhe rihetim të tyre.

“Që të hapen dosjet të cilat kanë tronditur opinionin publik shqiptar duhet të jenë bërë denoncime. Gërdeci ka pasur një denoncim dhe ka pasur dhe një gjykim, por ishte fals. Të gjitha kanë pasur nga një hetim, edhe “21 janari”, edhe “Gërdeci” edhe rruga “Durrës-Kukës” por janë false. Atëherë duhet të rregullohet procedura që këto të rihetohen dhe të rigjykohen. Procedura e këtyre nuk ka vdekur, ka hapësirë normale për rishikim. Rishikimi i tyre do të bëhet nga Gjykata e Posaçme, pra do kemi disa procese gjyqësore edhe në Gjykatën e Posaçme, të cilat do japin të drejtën e rishikimit të çështjes penale që janë mbyllur dhe pastaj do fillojnë këto çështje penale që janë mbyllur dhe që kanë pasur afekt shqetësues në opinionin publik shqiptar”, tha Ngjela për gazetën.

Por avokati shtoi se përveç dosjes së “21 janarit” dhe “Gërdecit”, një tjetër dosje që ka tronditur opinionin dhe që do rihapet nga Gjykata e Posaçme është edhe blloku i Ilir Metës.

“Por nuk janë vetëm këto çështje. Është edhe çështja e bllokut të Metës. Do hapet edhe kjo me rigjykim sepse e kërkon opinioni publik shqiptar. Edhe kjo është brenda procedurës. Edhe këta që e kanë marrë pafajësinë nuk e kanë ditur fillin procedural juridik që është rishikimi i çështjeve penale që fillon hetimi nga e para. Hetimi do të fillojë që nga Gjykata e Posaçme”, tha Ngjela.

Ndërkohë që avokati shtoi më tej se me zgjedhjen e kryetares, tashmë Byroja e Hetimit do të sjellë reprezalje. Sipas Ngjelës pritet që në Shqipëri të vijnë hetuesit, të cilët po trajnohen në SHBA për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Avokati tha se liderët e PD kanë qenë ata të cilët e kanë goditur më shumë reformën në drejtësi dhe ngritjen e organeve të reja.

“Tani që ka dalë kryetari i BKH pritet që të vinë hetuesit. Hetuesit emërohen, por sipas të dhënave tona dhe që është e sigurt numri i tyre që nuk është i vogël, është duke u trajnuar në SHBA. Sipas programeve të mëparshme ata duhet të kishin ardhur që në fund të korrikut, por siç duket janë në vonesë si pasojë e pandemisë në Amerikë. Megjithatë, tani që u zgjodh kryetarja e BKH duhet të presim të vinë hetuesit. Hetuesit janë edhe me shtetësi shqiptare sipas ligjit, janë edhe me shtetësi shqiptare. Kurse kryetari i BKH duhet të jetë vetëm me shtetësi shqiptare. Kjo zonja që është zgjedhur kryetare kuptohet që është e pakorruptuar dhe që ka influencë të politikës amerikane. Nga e nxjerr unë këtë? Sepse më të goditurit që do të vinë për korrupsionin, liderët e PD e goditën. Fakti që e goditën ata kuptohet që është e orientuar nga ndërkombëtarët”, tha avokati Spartak Ngjela për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
Infermierja vret 48 pacientë: Nuk doja të vdisnin gjatë turnit tim

Kërkohen infermierë/ MSH hap sërish konkursi për punësim: Aplikoni në portal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In