• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bjeruni daulleve, bota vesh ta marrë se ne jemi të marrë

by Java News
12/10/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia / Facebook

Shumë gjimnaze në Tiranë sot nuk zhvilluan mësim. Në mënyrë të organizuar apo të rrebeluar, nxënësit nuk u futën në klasa, duke valëvitur flamuj kombëtarë në oborret e shkollës e duke brohoritur “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Kuq e zi- O hej, Kuq e zi- O hej”, “Shqiperi etnike”…. Disa kishin nxjerrë edhe infrastrukturën e shkollës për organizimin e eventeve, bokse, mikrofonë e miksera, dhe nga bosket e fuqishëm dëgjoheshin këngë patriotike si “Xhamadani vija-vija”, “Të ka lali xhan”, “Hop hop ti Mamica” etj. Në gjimanzin, “Partizani” thirrjet e drejtuesve të shkollës, me megafon, që nxënësit të futen në klasa, nuk bënë asnjë efekt dhe u mbytën nga ulërimat patriotike të të rinjve.


Edhe në gjimanze të tjera festa e fitores së kualifikimit të kombetares sonë në europianin e futbollit kishte “ngritur peshë” zemrat e te rinjve patriotë, të cilët e kishin bojkotuar shkollën. Nëpër trotuaret e kryeqytetit shikoje turma të rinjsh “patriotë”, me qeleshe dhe flamuj kuqezi që brohorisnin për fitoren.


Të bëhej zemra mal, ndërsa shikoje këta të rinj, me këtë energji, patriotizëm dhe atdhedashuri kaq të madhe, që kishin lënë shkollën dhe bridhnin rrugëve me qeleshe. Këta janë treguesi se ky vend e ka të sigurtë të ardhmen. Janë tregues se jemi fiks në udhën e theqafjes si shoqëri, kuptohet me ndihmën e pakursyer të qeverisë dhe politikës në tërësi.


Festoni o shqiptarë, pa lërini ata që dërdëllisin për punë e shkollë. Mbyllini shkolla, zyra, miniera, fabrika(ato që janë) dhe bjeruni daulleve, ta marrë vesh serbi e greku, francezi e gjermani që ne do të shkojnë në Francë. Ta marrë vesh bota mbarë se në jemi të marrë.


Kur perandoria romake po shthurej, perandorët shtonin kohën e lojrave nga 1 në 2, në 3 muaj e me radhe, në Koloseum . Populli do festë, nuk do as punë, as bukë. Shkollë jo që jo. Atëherë të bien daullet e festës. Nga 365 ditë në vit, 65 ti lëmë për punë dhe 300 ditë ti bëjmë festa.

Next Post

Çmenduria! Tifozi bën tatuazh De Biazin dhe lojtarët (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com