Me dhjetëra e me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Minskut dhe të Bjellorusisë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që shpallën fitues Aleksandër Lukashenkon.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos, që ka 26 vjet që drejton vendin me dorë të hekurt. Policia rrethoi Sheshin e Pavarësisë në Minsk, ndërsa në të gjithë shtetin janë prangosur më shumë se 135 persona.
Demonstruesit kanë thënë në kor “Turp” dhe “Largohu”. Këto protesta kanë qenë të vazhdueshme.
Ata nisën që kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale më datë 9 gusht 2020, që u fituan nga Lukashenko. Opozita kontenstoi rezultatin.