• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bjellorusi/ Anëtarja e opozitës tentohet të dëbohet jashtë vendit, por gris pasaportën në kufi me Ukrainën

by Ardit Rada
08/09/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kufitare të Bjellorusisë thanë se Maria Kolesnikova, një ndër anëtaret kryesore të opozitës, u arrestua të martën në mëngjes kur do të kalonte për në Ukrainën fqinje.

Zyrtarët thanë se zonja Kolesnikova po udhëtonte me dy anëtarë të tjerë të opozitës, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, të cilët përfundimisht hynë në Ukrainë. Rrethanat se si grupi i opozitarëve u ndodh në kufi nuk janë ende të qarta.

Agjencia e lajmeve Interfax për Ukrainën tha se veprimtarja kishte grisur qëllimisht pasaportën në mënyrë që zyrtarët ukrainas të kufirit të mos ishin në gjendje ta lejonin të kalonte.

Zëvendës Ministri i Brendshëm i Ukrainës Anton Gerashchenko tha se zonja Kolesnikova, e cila ishte zhdukur gjatë 24 orëve të mëparshme, kishte penguar me sukses “një dëbim me forcë nga vendi i saj”.

Menjëherë pas incidentit, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u tha gazetarëve rusë se ai nuk do ta përjashtonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas katër javë protestash të mëdha, por refuzoi çdo bisedim me kundërshtarët, që ai tha se po e çonin vendin drejt katastrofës.

Fati i zonjës Kolesnikova, një figurë kryesore gjatë protestave, kishte mbetur mister që kur mbështetësit e saj thanë se ajo ishte rrëmbyer në rrugë nga njerëz të maskuar në kryeqytetin Minsk të hënën.

“Maria Kolesnikova bëri një veprim të guximshëm që nuk lejoi shërbimet speciale bjelloruse ta dëbonin atë për në territorin e Ukrainës,” tha zoti Gerashchenko për agjencinë Reuters. “Të gjithë përgjegjësinë për jetën dhe shëndetin e saj e mban Aleksandër Lukashenko, diktatori i Bjellorusisë,” tha ai.

Vendndodhja e zonjës Kolesnikova është e paqartë. Dy figura të tjera të opozitës që rezultonin të zhdukur në të njëjtën kohë me të, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, megjithatë hynë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së martës, tha shërbimi kufitar ukrainas.

Dje, Gjermania dhe Britania bënë thirrje që Presidenti Lukashenko të tregonte vendndodhjen e zonjës Kolesnikova, pas njoftimeve se ajo ishte rrëmbyer nga njerëz të paidentifikuar në kryeqytetin Minsk.

Zonja Kolesnikova ishte e fundit nga tre gratë opozitare të mbetura në Bjellorusi, që u bashkuan në këshillin koordinues të opozitës, në përpjekje për të mposhtur Presidentin Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushtit.

Ai u shpall fitues, por partitë e opozitës, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, thanë se zgjedhjet ishin të manipuluara. /Voa/

/e.rr

Next Post
“Kanë abuzuar me jetën time private”, Nevina Shtylla: Jam penduar që kam folur

"Kanë abuzuar me jetën time private", Nevina Shtylla: Jam penduar që kam folur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com