Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku banesës së një biznesmeni i kanë vënë flakën gjatë natës, kur prezente ishte e gjithë familja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa zjarri i është vënë derës së banesës së biznesmenit Ilirian Saliaj. Fatmirësisht raportohet se në këtë ngjarje nuk ka pasur perosna të lënduar.
Kryefamiljari ka zbritur fëmijët një kat më poshtë përmes ballkonit, teksa konstatoi flakët e zjarrit. Dyshohet se autorët e kanë spërkatur derën e banesës me benzinë dhe i kanë vënë zjarrin më pas.
Paraprakisht policia dyshon se ngjarja lidhet me konflikte për biznesin dhe pronat./a.m










