Pas ankesës së importuesit të plehrave kimike, që indirekt i referohej kritikave të deputetit socialist Erion Braçe, ka reaguar ky i fundit duke thënë se se të gjithë do ta marrin përgjigjen me fakte të enjten.
‘Qenkan nxehur fort tregtaret e plehrave kimike! Dje i degjova te levdonin ministrin e Bujqesise qe sipas tyre e paskan ne krahe dhe qe qenka me i informuari per tregun;
Sot, sapo u ktheva nga puna ne Lushnje, atje ku eshte bujqesia, i degjova te flasin per tymuese qe po i coka ne faliment!
Habi e madhe pasi u shoh bilancet, xhiron, fitimin e deklaruar! Nje pergjigje te ftohte e korrekte e morën nga kryeministri sy me sy! Neser ne mengjes, pergjigja ime per secilin me fakte dhe prova!’- shkruan Braçe.
Gjatë takimit të Ramës me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, Roland Bramllari tha se këto ‘tymues’ po i çojnë drejt falimentimit dhe se nuk është kjo koha për të vënë stërkëmbësha.
“Të koordinohen të gjitha instrumentat, faktorët që ndikojnë. Një tymuese e hedhur në parlament, në tregun tonë na çon drejt dorëzimit. Çdo gjë ka limit. Gjeni mekanizmat, nuk është momenti sot për të ngritur stërkëmbësha. Shteti i ka instrumentat që pasi të kalojmë këtë situatë të na analizojë”, tha ai./m.j