• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni nga Sukthi tregon dhunën: Kam konflikt vetëm me fqinjin për dritaret

by Java News
27/04/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Osman Pana, biznesmen nga Sukthi, u rrah dje në mëngjes barabarisht nga dy persona, teksa po hapte derën e magazinës. Si pasojë e goditjeve të marra, 33-vjeçari ka përfunduar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se ai është rrahur nga shokë të fqinjit të tij, të dy banues në Sukth, 42-vjeçari A.M. dhe 40-vjeçari B.B., të cilët janë shpallur në kërkim.

Sipas bluve, dyshohet që ngjarja të ketë marrë shkas nga një konflikt mes biznesmenit dhe shtetasit Xh.N. Kjo për faktin se Paja ka hapur një dritare në krah të banesës së fqinjit të tij. Autorët e dyshuar kanë lidhje shoqërore me shtetasin Xh.N.

Ndërkohë, vetë biznesmeni ka deklaruar se është goditur me shkop nga 5-6 persona, për të cilët nuk ishte në dijeni nëse ishin të maskuar dhe të armatosur. I kontaktuar në spital, 33-vjeçari Paja pohoi në një intervistë për Gazetën Shqiptare se nuk ka konflikte me askënd, përveçse me fqinjin e tij për dritaret e shtëpisë.

Zoti Osman, mund të na thoni se çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm (djeshëm)?

Sapo kisha mbërritur te magazina ime dhe po e hapja, kur pesë ose gjashtë persona më sulmuan nga mbrapa. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. Personat që më sulmuan, më goditën në kokë dhe në trup. Gjithçka ndodhi papritur. Nuk e di se cilët ishin agresorët. Ata ishin shumë, ndërsa unë isha i vetëm. Nuk mbaj mend shumë, pasi më lanë pa ndjenja.

Personat që të sulmuan kishin armë dhe a ishin të maskuar?

Nuk e di kishin armë apo jo, nuk mund të them gjë për këtë. Këtë duhet ta zbardhë policia, pasi janë filmimet ku duken autorët.

Me çfarë të goditën agresorët?

Më goditën me shkop. E përsëris, ngjarja është e filmuar, sepse të dy komshinjtë e mi te magazina kanë kamera sigurie.

Ju ka vendosur njeri gjobë para ngjarjes?

Jo. Nuk më ka vënë njeri gjobë. As nuk më kanë kërkuar para.

A keni konflikte me ndonjë person?

Unë nuk kam konflikte me askënd, përveçse me një komshi timin për shkak të dritareve. Jam duke ndërtuar katin e dytë të shtëpisë sime dhe komshiu nuk do që dritaret e mia të bien nga ana e banesës së tij. Dyshoj që sulmi ndaj meje mund të jetë për këtë shkak.

Me çfarë biznesi merreni ju?

Merrem me materiale ndërtimi. Kam magazinën time afër qendrës së Sukthit. U bënë pesë vite që e kam këtë biznes.

Po më herët me çfarë aktiviteti jeni marrë?

Kam qenë emigrant në Greqi dhe u ktheva para 5 vitesh ku rinisa jetën në vendin tim. Jemi 8 fëmijë dhe unë jam i parafundit nga vëllezërit. Nuk kemi konflikte me njeri përveçse se me fqinjin.

Cili është apeli juaj?

Policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vejë në pranga personat që më bënë për spital. Unë dhe pjesëtarët e familjes sime nuk i kemi bërë keq askujt. Thjesht kërkoj drejtësi.

KLODIANA HAXHIAJ/GSH

Next Post

20.000 njerëz në burgjet amerikane janë dënuar gabimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

May 15, 2026
VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

May 15, 2026
Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

May 15, 2026
Washingtoni “blindon” Kosovën, në tryezë marrëveshja mbi 14 mln $

Washingtoni “blindon” Kosovën, në tryezë marrëveshja mbi 14 mln $

May 15, 2026
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

May 15, 2026
Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

May 15, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

May 15, 2026
“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

May 15, 2026
Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

May 15, 2026
Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In