• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni i lë 500 mijë lekë gjyqtares e ikën, shpallet në kërkim pas padisë për korrupsion

by Java News
24/10/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dërgohet në gjyq me akuzën e korrupsionit biznesmeni që i ofroi 500 mijë lekë ryshfet gjyqtares, raporton Panorama. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë pak ditë më parë dosjen penale në ngarkim të biznesmenit Ervin Braho.

Sipërmarrësi akuzohet se ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve e funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Biznesmeni është hetuar në mungesë, pasi ka rezultuar se është larguar nga Shqipëria që prej kohës kur ndodhi ngjarja.

Në janar të këtij viti, biznesmeni Ervin Braho, nga Pogradeci, u shpall në kërkim, pasi gjyqtarja Selvije Gjonçaj bëri kallëzim penal ndaj tij. Biznesmeni kishte hapur me kompaninë e tij një proces gjyqësor kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.

Ai akuzohet se me qëllim që të siguronte një vendim në favor të kompanisë që drejtonte, ka tentuar t’i japë ryshfet gjyqtares, por është shpallur në kërkim dhe tashmë është vendosur nën akuzë në mungesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ngjarja për të cilën akuzohet biznesmeni mësohet se ka ndodhur më 24 janar 2016, kur biznesmeni me iniciativën e tij ka shkuar në zyrën e gjyqtares dhe i ka lënë në tavolinë një zarf me 500 mijë lekë të rinj.

Gjyqtarja Selvije Gjonçaj kishte prej muajsh në shqyrtim padinë që kompania e Ervin Brahos kishte bërë ndaj Ministrisë së Energjitikës ku kërkonte dëmshpërblim financiar për një kontratë.

GJYQI ME MINISTRINË

Në padinë e bërë në Gjykatën Administrative, kompania e biznesmenit akuzonte ministrinë se ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat, ku përfituese ishte pikërisht firma e Ervin Brahos. Pala paditëse ka qenë kompania “Albanian Hidropower 2013”, e cila hapi gjyq me ministrinë, pas anulimit të kontratës për ndërtimin e HEC-it në lumin Mat.

Gjatë shqyrtimit të padisë, mësohet se në proces janë ndryshuar tre gjyqtarë, derisa biznesmeni tentoi të jepte ryshfet te trupa gjykuese që po shqyrtonte çështjen në janar 2016. Pas ngjarjes së ndodhur e të denoncuar nga Selvije Gjonçaj, edhe kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga çështja, pasi njoftoi menjëherë Policinë sapo konstatoi zarfin e lënë në zyrën e saj.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por biznesmeni arriti të largohej dhe më pas u shpall në kërkim me akuzën e korrupsionit. Gjyqtarja kishte kundërshtuar lënien e zarfit në tavolinën e saj, por biznesmeni 35-vjeçar ka qeshur dhe është larguar shpejt. Policia, kur mbërriti në vendin e ngjarjes, sekuestroi zarfin e pahapur në tryezën e punës së gjyqtares.

Si provë në dosjen e prokurorisë janë administruar edhe pamjet e sistemit të kamerave të vëzhgimit në godinën e gjykatës ku ka ndodhur ngjarja. Në këto pamje është veçuar momenti kur 35- vjeçari hyn i vetëm në zyrën e gjyqtares dhe pas disa minutave del prej aty e largohet me shpejtësi nga godina e Gjykatës Administrative. Pas përfundimit të hetimeve, tashmë pritet që të fillojë gjykimi i çështjes te Krimet e Rënda.
Panorama/d.i.

Next Post
(Foto+16) Vildane Zeneli guxon, del 100% nudo

(Foto+16) Vildane Zeneli guxon, del 100% nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In