• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni i verës me laborator hashashi, policia jep detaje për aksionin në Vlorë

by Java News
21/02/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, ku janë arrestuar dy persona dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme vaj hashashi dhe hashash në formën e çokollatës dhe pluhur.

Janë vënë në pranga Shahin Zanaj, 60 vjeç, dhe Kristaq Derraj, 26 vjeç, nga Vlora. Policia sekuestroi 49.7 litra vaj hashashi, 17.5 kg hashash në formë çokollate, 13.4 kg hashash në formë pluhuri, pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit dhe 4 automjete.

Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Janë referuar në Prokurori materialet në ngarkim të shtetasit Shahin Zanaj, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Agjentët kanë evidentuar asetet në pronësi të tij një kantinë vere, në pronësi të Zanajt dhe një bar-restorant në Radhimë.

Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.

Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.

a.ç

Next Post
Shqipëri-Norvegji, njihuni me çmimet e biletave sipas tribunave

Shqipëri-Norvegji, njihuni me çmimet e biletave sipas tribunave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com