• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni amerikan në kurth nga studentja shqiptare, e filmoi gjatë seksit dhe i bënte shantazh

by Java News
03/03/2017 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni amerikan u fut në kurth nga një studente e cila iu prezantua me emrin Joana, si përfaqësuese e një kompanie shqiptare, e interesuar për bashkëpunim. Pas një takimi të pare, gjatë muajve të parë të vitit 2013, i dëmtuari është larguar nga Shqipëria për në vendin e tij dhe pasi është kthyer, në maj të vitit 2013, rreth mesditës, është telefonuar nga Joana, e cila krahas të tjerave, gjatë bisedës i ka kërkuar ndihmë në të holla për të përballuar jetesën, me pretendimin se kishte probleme me prindërit.

Me kërkesën e të dëmtuarit, bashkëbiseduesit kanë lënë takim në një lokal në afërsi të “Z…”. Takimi është realizuar në datën 03 qershor 2013, ku Joana ka shkuar me një tjetër vajzë që e ka prezantuar si motrën e saj. Në vijim, e prezantuara si Joana V. i ka kërkuar të dëmtuarit shumën prej 2000 USD, dhe gjatë bisedës i ka lënë të kuptonte se, në këmbim të ndihmës, mund t’i jepte shërbime seksuale.

Në datën 04 qershor 2013, shtetasja të cilën ai e njihte me emrin “Joana” i ka dërguar SMS të dëmtuarit, me anë të të cilit i ka kërkuar se ku e kur mund të takoheshin dhe ai i është përgjigjur se do të takoheshin rreth orës 14:00. Kallëzuesi, ashtu sikurse ishte dakordësuar më parë me ketë vajzë me emrin Joana, e ka marrë në telefon atë dhe i ka kërkuar që të takoheshin në afërsi të “Universitetit E…”.

Ai ka mbërritur atje nën drejtimin e mjetit të tij dhe së bashku kanë shkuar në hotel “X…”, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të pallatit me shigjeta. Ata janë ngjitur në dhomën nr. 206, ku edhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.

SHANTAZHI

Në datën 06.06.2013, me anën e një SMS-je, Joana i ka kërkuar të dëmtuarit C. shumën e 800 USD, si “ndihmë” për të paguar provimet, por ai ka refuzuar ta ndihmonte. Ndërsa, ditën e regjistrimit të këtij procedimi, rreth orës 12:01, të dëmtuarit C. i ka ardhur një e-mail në adresën e tij, nga adresa elektronike e Joanës.

Ai ka mbetur i shtangur kur e ka lexuar. Nga përmbajtja e këtij email-i, rezulton se të dëmtuarit i bëhej e ditur marrëdhënia e tij me vajzën Joana, përfshirë edhe regjistrimin në video të kohës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale të tij me këtë vajzë. Në mënyrë kërcënuese, të dëmtuarit i kërkohej shuma prej 40 mijë dollarësh, në këmbim të mospublikimit të kopjes së CD-së.

Kërcënuesit përcaktonin edhe vendin e takimit për dorëzimin e shumës së parave, te lokali “L…”, duke i lënë ato në një kazan plehrash aty afër. Ndërkohë, në numrin e tij të telefonit, rreth orës 15:11, i është kërkuar se çfarë zgjedhjeje kishte bërë dhe nëse do të paguante shumën e kërkuar.

I dëmtuari fillimisht është përgjigjur se nuk kishte ndërmend t’i përgjigjej kërcënimit, por bashkëbiseduesi i ka kujtuar pasojat që mund të vinin, duke i kujtuar madje se kishte edhe një video të dytë dhe se për përmbajtjen e tyre mund të pyeste më pas bashkëshorten e tij.

ma.me

Next Post
Tronditëse! Vlorë, 11 dhe 14-vjeçari përdhunojnë dy të mitur 6-vjeçarë

DETAJET/ Si nisi sherri pranë bashkisë Vlorë mes dy biznesmenëve... shkak konkurenca me kafen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In