• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biznesi optimist për të ardhmen/ Rikthen të larguarit nga puna, pas pasigurisë së pandemisë

by Java News
17/06/2021 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesi pas një periudhe pasigurie për shkak të pandemisë ka rritur optimizmin për të ardhmen dhe besimin tek ekonomia, duke rikthyer edhe punonjësit që larguan gjatë karantinës.

Të dhënat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë flasin për një rritje me 2279 të numrit të të punësuarve.

“Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin prill 2021 rezulton rritje me 2279 të punësuar ose 0.4 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm”, bën të ditur MFE.

Edhe të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 43.4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 13.2 % më shumë se 5-mujori 2020, si dhe realizim 103.7 % të planit për 5-mujorin 2021.

Ekonomia tashmë po jep sinjale të qarta rigjallërimi. Si të ardhurat edhe eksportet po  rikthehen me ritme të shpejta trendeve të para pandemisë, informon ATSH.

Eksportet “Made in Albania” shënuan rritje me 39 miliardë lekë në 5 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e pandemisë, ndërsa të ardhurat në buxhet llogariten 191.6 miliardë lekë me një rritje prej 31 miliardë lekë.

Qeveria prezantoi në mesin e vitit që shkoi 3 skema punësimi për rifutjen në tregun e punës të individëve që e humbën punën e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19.

Programet e nxitjes së punësimit janë hartuar si pjesë e paketave mbështetëse të qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia. Qëllimi i tyre është ri-integrimi i shpejtë në tregun e punës i punëkërkuesve.

Në fund të vitit 2019, kishim 693 mijë të punësuar nga 450 mijë të punësuar në fund të vitit 2012 dhe konkretisht një rritje me 55 % të punësimit. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Nxitjes së Arsimit Profesional ka bërë të mundur ndërmjetësimin për 190 mijë punësime në harkun kohor të 7 viteve./m.j

Next Post
“Jemi specie e veçantë”/ Zamira Çavo e shikon të zymtë të ardhmen e Shqipërisë: Pas 5-10 vitesh do jemi përsëri njësoj

"Jemi specie e veçantë"/ Zamira Çavo e shikon të zymtë të ardhmen e Shqipërisë: Pas 5-10 vitesh do jemi përsëri njësoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In