• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Biznesi në mbështetje të qeverisë: Kush shkel ligjin të ndëshkohet

by
22/08/2015 07:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqatat e biznesit mbështesin në bllok aksionin e paralajmëruar të qeverisë për të ulur informalitetin dhe vendosur disiplinën fiskale në treg.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të dalim njëherë e mirë nga kjo gjendje, pasi informaliteti dhe evazioni fiskal në sinkron me njëri-tjetrin pjellin korrupsionin që po mbyt administratën”.

“Kjo është domosdoshmëri ligjore në një shoqëri kapitaliste. Qytetarët dhe bizneset duhet të paguajnë taksa dhe tatime”, shprehet Gjergj Buxhuku, i cili përfaqëson grupimin e industrialistëve. Ai shton se bizneset e vogla të cilat nuk përdorin kasat, shkaktojnë evazion kaskadë në ekonomi duke vënë në vështirësi biznesin e madh.

“Bizneset të cilat janë më fundore nuk pranojnë shitje me faturë të mallit. Pra, biznesi vihet përpara dy mundësive: ose të pranojë të vazhdojë shitjen pa faturë e ta marrë ai riskun e fshehjes fiskale, ose të vihet përballë rrezikut të falimentimit dhe përballë një konkurrence të padrejtë”, shpjegon Buxhuku.

Sipas tij, ky ambient deformon tregun dhe vendos në vështirësi biznesin që do të jetë i ndershëm.

Përballë kësaj situate, duke mbështetur angazhimin e qeverisë, Luan Bregasi, president i “Biznes Albania” ka një sugjerim, që ai të mos mbetet vetëm një fushatë: “Le të jetë fushata për të sensibilizuar asministratën tatimore-doganore, por nuk mund të jetë një fushatë në vazhdimësi. Duhet konsideruar një projekt dhe betejë e vazhdueshme për të rritur rezultatet e të ardhurave në buxhetin e shtetit”.

Ndërsa Nikolin Jaka ka një apel për politikën në tërësi, e cili duket se troket më fort në derën e opozitës: “Mos kërkoni të përfitoni politikisht nga ky aksion. Kemi biznese të pandershme dhe të ndershme. I bëjmë thirrje klasës politike të jenë të unifikuar për këtë shërim të plagës së rëndë që ka ekonomia shqiptare”./Top Channel/

Next Post

Rrëfimi i sirianit të krishterë: Shqiptarët janë popull bujar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com