• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biznesi i dezinformimit, BBC: Të rinjtë kosovarë fitojnë mijëra $ me ‘fake news’

by Java News
11/11/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy javë më parë po qëndroja në një bar të errët në një qytet të vogël të Kosovës vetëm një orë larg kryeqytetit Prishtinë.

Përpara meje qëndronte një fytyrë e vrenjtur i cili refuzonte të fliste përpara kamerës.

Për herë të parë erdha në Kosovë një vit më parë kur po hulumtoja për mënyrën sesi pushteti po ndryshonte në epokën dixhitale.

Dëgjova për fushatat Ruse dhe luftën që kishte nisur me informacionin.

Por njerëzit me të cilët u shoqërova më mësuan lajmet e rreme dhe sensacionale për audiencat Perëndimore nuk shërbenin për fushatat të ngjashme me ato Ruse.

Përkundrazi bëhej për para dhe ata i shpërndajnë këto lajme sepse ne i klikojmë.

“Clickbait” ose “fake news” janë terma që zakonisht përdoren për të përshkruar materialet e rreme që qarkullojnë në ueb.

Një vit më parë, Burimi më tregoi se dezinformimi por lulëzonte. “Dog Groomer i cili goditi qenin në atë mënyrë saqë kockat ju thyen ngelet jashtë burgu” ishte titulli i një lajmi.

Ose “Djaloshi del nga koma pas 12 vitesh, u tregon prindërve sekretet e tyre të errëta.”

Thuajse çdo gjë që përmbanin këto artikujt ishte e rremë. Disa ngjanin me lajme por qëllimi i vetëm është klikimi.

Të bësh para nga interneti do të thotë të ndjekësh audiencën dhe njeriu me të cilin bisedova zotëronte dhjetëra faqe me tematike si krishterimi evangjelist deri tek destinacionet për pushime.

Pavarësisht se çfarë tematike i përkisnin, faqet kishin 90,000: 240,000; 26,000 pëlqime.

Burimi mund të arrinte një audiencë ditore deri në një milion dhe këto klikime i ka shndërruar në të ardhura. Ai fitonte deri në 600 euro në ditë.

Kjo është shumë më tepër sesa një punë e ligjshme mund ti sigurojë jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën.

Kur takova Burimin për herë të parë, gjigantët e teknologjisë premtuan të mbyllnin përgjithnjë këtë industri. Lajmet e rreme Zuckerberg i quan sfidë personale.

Në 2018-ën Facebook rriti ekipin e sigurisë në 20,000 anëtarë dhe mbylli dhjetëra faqe e grupe që shpërndanin “clickbait”.

Muajin e kaluar u riktheva në Kosovë së bashku me ekipin e BBC. Doja të shikoja nëse diçka kishte ndryshuar që kur Facebook nisi fushatën anti-fake news.

Në të vërtetë reformat e Facebook kishin dhënë rezultat. Disa faqe ishin mbyllur dhe fitimi nga 600 euro në ditë kishte rënë në 100 euro.

Përhapja e lajmeve të rreme është bërë më pak fitimprurëse.

Të rinjtë

Edhe pse kjo punë është bërë më pak fitimprurëse, praktika është ende e përhapur.

“40% e të rinjve Kosovarë po e bëjnë këtë,” tha një prej tyre. “Mijëra vetë,” thoshte një tjetër.

100 euro në ditë mjaftojnë për dikë i cili do të kishte fituar 7 euro në ditë duke punuar si kamerier.

Është një tjetër anë e errët e kësaj industrie e të cilën ne nuk e shohim. Mësova se ekzistonte një rrjet grupesh të mbyllura me mijëra anëtarë. Për tu bërë pjesë e një grupi të tillë duhet fillimisht të të ftojnë.

Brenda tyre personat që merreshin me këtë punë shisnin faqe me qindra mijëra pëlqime për mijëra dollarë.

Të tjerë shisnin pëlqime të rreme, llogari të rreme, ofronin këshilla sesi të anashkalonin masat e Facebook.

Madje gjetëm një “pako lajmesh të rreme” për fillestarët së bashku me një koleksion faqesh për të fituar audiencë dhe monetizuar uebsajtet. E gjitha ishte shndërruar në një ekonomi dezinformimi.

Në të vërtetë jo vetëm Facebook inovonte, por edhe ata që shisnin lajmet e rreme. Disa ishin të specializuar në rritjen e faqeve dhe shitjen e tyre. Të tjerët shisnin përmbajtje ndërsa të tjerë ishin ekspertë për të kapërcyer bllokimin e Facebook.

Edhe tek grupet e vogla kjo ishte shndërruar në rutinë.

Në mbarë botën ka me mijëra persona si këta që fola më lart. Zakonisht janë të rinj të gatshëm për të shpërndarë çdo gjë për klikime.

Në kërkim të klikimeve atyre nuk u intereson fare çfarë shpërndajnë, mund të jetë e tmerrshme, shokuese, ekzagjeruar, mund të nxisë urrejtje pak rëndësi ka, raporton PCWorld Albanian.

a.ç

Next Post
Gjermania shtyn afatet: Ushtria e Kosovës në 10 vitet e ardhshme

Gjermania shtyn afatet: Ushtria e Kosovës në 10 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com