• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneseve u vendoset një taks e re, ja sa do të paguajnë lokalet për të drejtën e autorit

by Java News
01/09/2017 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Metodologjia dhe tarifat për veprat e mbrojtura nga ligji i autorit nga Sporteli Unik- përfaqësuesi i Agjencive për të drejtat e Autorit- do të aplikohet edhe për çdo lokal të mundshëm, që sipas vendimit të miratuar nga Ministria e Kulturës përmblidhen me emërtimin “VENDET KU KONSUMOHEN USHQIME DHE/OSE PIJE”, ku ndikimi i veprës së mbrojtur është thelbësor ose dytësor për zhvillimin e aktivitetit tregtar.

Të gjithë subjektet përdoruese do të paguajnë në varësi  të kategorive dhe orareve të ushtrimit të aktivitetit.

Tipologjia e aktivitetit është ndarë në 4 kategori: Në kategorinë e I përfshihen Pub-e, Disko-Clubs, Karaoke, Taverna, Bar i Hotelit, dhe të tjera të ngjashme me to;

Në kategorinë e II përfshihen Restorantet, Bar-Caffe, Bufe, Pastiçeri, Bistro, Piceri, Zgarat, Ëine Bar dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to;

Në kategorinë e III përfshihen Fastfood, si dhe vende të tjera ku nuk shërbehen pije alkoolike.

Ndërsa kategoria e IV, e cila përfshin “Vendet ku NUK konsumohet ushqim dhe pije”, bie ndesh me tipologjinë e përgjithshme të aktiviteve për “Vendet ku konsumohen ushqime dhe/ose pije”.

Tarifa gjithashtu për lokalet do të përcaktohet edhe në bazë të orareve të aktivitetit në periudhën sezonale turistike ose jashtë saj, sipas vendndodhjes: në kryeqytet ose qytete të tjera. Tarifa për lokalet komplikohet më shumë pasi për këtë tarifë do të llogaritet edhe kapaciteti i mjedisit për ofrimin e shërbimit, ndërsa për diskotekat ku hyrja është me pagesë, tarifa do të aplikohet duke konsideruar edhe ditët e punës gjatë javës.

Si përfundim, tarifa për lokalet do të jetë rezultat i të gjitha të dhënave të përmendura më sipër, ku të gjitha parametrat do të merren në konsideratë. Kjo tarifë për lokalet, ndryshe nga televizionet( e cila llogaritet në bazë të të ardhurave vjetore), do paguhet çdo muaj.

Dhe në rast se lokalet nuk deklarojnë të dhënat e kërkuara nga Këshilli Kombëtar për të Drejtat e Autorit, tarifa do të llogaritet njësoj me tarifën e një lokali tjetër me karakteristika të ngjashme.

Të dhënat
Kategoria e parë ku përfshihen Pub-e, Disko-Clubs, Karaoke, Taverna, Bar i Hotelit, dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to në qytetin e Tiranës dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 750 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 750*10= 7500 lekë në muaj; deri në mesnatë tarifohen me 1 500 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 1 500*10= 15 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 3 000 pikë,1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 3 000*10= 30 000 lekë në muaj.

Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 paguajnë 500 pikë, 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 500*10= 5 000 lekë në muaj; deri në mesnatë 1 000 pikë, ,1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 1 000*10= 10 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate 2 000 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 2 000*10= 20 000 lekë në muaj.

Kategoria e dytë ku përfshihen Restorantet, Bar-Caffe, Bufe, Pastiçeri, Bistro, Piceri, Zgarat, Ëine Bar dhe të tjera aktivitete të ngjashme me to në kryeqytet dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 200 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj; deri në mesnatë me 400 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 400*10= 4 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 800 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 800*10= 8 000 lekë në muaj.

Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 150 pikë, ku pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 150*10= 1 500 lekë në muaj;deri në mesnatë 300 pikë, ku

1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 300*10= 3 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate 600 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 600*10= 6 000 lekë në muaj.

Kategoria e tretë ku përfshihen Fastfood, si dhe vende të tjera ku nuk shërbehen pije alkoolike në kryeqytet dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 100 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është  100*10= 1 000 lekë në muaj;deri në mesnatë me 200 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj; dhe pas mesnate me 400 pikë,ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është  400*10= 4 000 lekë në muaj.

Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 75 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 75*10= 750 lekë në muaj; deri në mesnatë 150 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është  150*10= 1 500 lekë në muaj; dhe pas mesnate 300 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 300*10= 3 000 lekë në muaj.

Kategoria e katërt ku përfshihen “Vendet ku NUK konsumohet ushqim dhe pije” në qytetin e Tiranës dhe zonat në periudhën e sezonit turistik nëse qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 tarifohen me 50 pikë,ku l pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 50*10= 500 lekë në muaj; deri në mesnatë me 100 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 100*10= 1 000 lekë në muaj;dhe pas mesnate me 200 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 200*10= 2 000 lekë në muaj.

Ndërsa në qytetet e tjera si dhe zonat jashtë sezonit turistik, lokalet që qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 do të paguajnë 40 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 40*10=  400 lekë në muaj;deri në mesnatë 80 pikë, ku 1 pikë vlen 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 80*10= 800 lekë në muaj;dhe pas mesnate 150 pikë, ku 1 pikë është e barabartë me 10 lekë atëherë shuma e parë e lekëve për këtë orar është 150*10= 1 500 lekë në muaj.

Përveç pikëve, tarifës të të gjitha kategorive të përmendura më sipër u shtohet edhe  kapaciteti maksimal i ofrimit të shërbimit: deri në 30 persona, tarifa reduktohet me 30%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë vetëm 70% të tarifës 4 000 lekë në muaj, pra 1 200 lekë më pak; nga 31 deri në 100 persona, tarifa aplikohet e plotë 100%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë njësoj, pra 4 000 lekë në muaj; nga 101 deri në 200 persona, tarifa rritet me 50%, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 50% më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra edhe 2 000 lekë të tjera, në total 6 000 lekë në muaj; nga 201 deri në 500 persona, tarifa dyfishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 2 herë më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra në total 8 000 lekë në muaj; nga 501 deri në 1000 persona, tarifa trefishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 3 herë më shumë se 4 000 lekë, pra në total 1 200 lekë në muaj; nga 1001 e më shumë persona, tarifa katërfishohet, psh nëse një Bar-Caffe(pjesë e kategorisë së II) qëndron hapur deri në mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 4 herë më shumë se 4 000 lekë në muaj, pra në total 1 600 lekë në muaj.

Rasti i veçantë /Diskoteka

Specifikohen rastet e eventeve në diskoteka ku hyrja është me pagesë, ku përveç orareve të aktivitetit dhe kapacitetit të mjedisit,tarifa përcaktohet edhe në bazë të ditëve të punës gjatë javës: për 2 ditë në javë, tarifa dyfishohet, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 2 herë më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 60 000; për deri në 4 ditë në javë, tarifa rritet me 30%, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 30%  më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 39 000; për më shumë se 4 ditë në javë, tarifa rritet me 20%, psh nëse një DiscoClub(pjesë e kategorisë së I) qëndron hapur pas mesnatë me këtë kapacitet, ai do të paguajë 20% më shumë se 30 000 lekë në muaj, pra në total 36 000 lekë në muaj.

ma.me

Next Post
AKR e Pacollit nuk di me kë të bëhet AAK-NISMA, VV apo me LDK?

Pacolli kundër LDK-së e VV-së: Kujt po i intereson kriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com