• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset të marrin masa/ Tatimet: Nga 1 janari faturat me shtetin do jenë vetëm online

by Java News
13/10/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimore, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin.

Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit, i cili do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset sot kryejnë faturimet.

Nga 1 korriku 2021 sistemi i ri do të fillojë të zbatohet për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm është ndryshimi më i madh, pasi do të fillojë zbatimi për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.

Për fazën e parë, administrata tatimore ka filluar të njoftojë bizneset, që kanë marrëdhënie me shtetin. që të marrin masat e nevojshme.

“Në kuadër të procesit të fiskalzimit, Administrata Tatimore ka kryer analiza dhe verifikime të nevojshme për ti paraprirë zbatimit të mënyrës së re të faturimit. Nga këto verifikime, rezulton që, përgjatë periudhës Janar 2019 – Gusht 2020 Ju keni kryer të paktën një furnizim kundrejt tatimpaguesve Ent Publik.

Në zbatim të nenit 48, të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga data 1 Janar 2021, për furnzimet e mallrave dhe/ose shërbimeve të kryera për Entet Publike, Ju do të lëshoni vetëm faturën elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor”, thuhet në njoftimin e dërguar subjekteve.

Për të lëshuar faturat elektronike, bizneset duhet që të mundësojnë paraprakisht elementët e mëposhtëm:

-Pajisje elektronike (kompjuter, laptop, tablet, etj.);

-Zgjidhje software të ofruar nga një subjekt i certifikuar;

-Mirëmbajtës të certifikuar të zgjidhjes softëare-ike;

-Lidhje të pandërprerë me internet;

-Certifikatën elektronike për fiskalizimin e cila merret pranë AKSHI-t.

Përsa i përket zgjidhjeve software-ike të faturës elektronike, aktualisht shumë subjekte në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit janë në fazën e testimit dhe zhvillimit. Përgjatë javëve në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të publikojë emrat e subjekteve që do të certifikohen të cilët do të kenë të drejtë të tregtojnë zgjidhje software-ike për fiskalzimin e faturës elektronike, sqarojnë tatimet.

Administrata Tatimore njofton se nxit përmbushjen vullnetare të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni tatimor, për t’u përgatitur paraprakisht me te gjithë elementët e nevojshëm për këtë proces të rëndësishëm.

Marrëdhëniet biznes me biznes, procesi është shtyrë për në shtator 2021

Procesi i zbatimit të sistemit të fiskalizimit, i cili pritej të fillonte gradualisht në shtator 2020 për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe në janar 2021 për subjektet e tjera, u shty pak muaj më parë për në 1 shtator të vitit 2021, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia. Kjo është hera e katërt që ky proces, i parashikuar fillimisht të niste në janar 2020, u shty.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, afati i parashikuar është 1 korriku 2021, i cili ka mbetur i pandryshuar.

Për zbatimin e procesit të fiskalizimit, qeveria ka miratuar edhe aktet nënligjore, si udhëzimin që përcakton elementet bazë dhe teknike të faturës elektronike që nga emri i tatimpaguesit, datën dhe sasinë e mallit të shitur, si dhe mënyrën e kryerjes të pagesës etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar se po punon në lidhje me zbatimin e fiskalizimit. DPT planifikon ngritjen e një sistemi të Faturave elektronike për çdo transaksion- duke përfshirë një Portal të ri Kombëtar në website për shkëmbimin e faturave elektronike.

Sipas DPT-së, projekti i fiskalizimit adreson dy sfidat kryesore të çdo Administrate Tatimore:

1-Monitorimi i kontrollit të parave në dorë (cash) – kryesisht i pranishëm në transaksione të bazuara në para (B2C), zbatimi i lidhjes në kohë reale në internet të të gjitha makinave POS për të siguruar që çdo transaksion të raportohet në mënyrë qendrore, me aftësinë e verifikimit të pavarur.

2- Rritjen fiktive të TVSH-së së zbritshme, projekti e-Invoice, kryesisht i pranishëm në transaksionet (B2B), për shkak se fiskalizimi bën raportim i detyrueshëm te të gjitha faturave të lëshuara përmes sistemit qendror që siguron konfirmimin e të gjitha transaksioneve nga shitësi dhe klienti./ Monitor.al

g.kosovari

Next Post
“S’paraqet rrezik”/ Trump i rikthehet fushatës: Ndihem aq i fuqishëm sa mund të puth të gjithë audiencën

"S'paraqet rrezik"/ Trump i rikthehet fushatës: Ndihem aq i fuqishëm sa mund të puth të gjithë audiencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In