• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bizneset regjistrim të detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarësimi i biznesit në dhomat e tregtisë tashmë do të jetë i detyrueshëm. Qeveria, e më konkretisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hartuar një projektligj, të cilin e ka dorëzuar tashmë në Kuvend.
Sipas relacionit ndryshimet që parashikohen t’i bëhen ligjit aktual “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë” janë:
– rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridikë;
– vendosjen e masës së kuotës së anëtarësimit që duhet të paguajnë dhomat për llogari të Bashkimit të Dhomave, në masën 30% të të ardhurave vjetore të dhomës;
– parashikimin e së drejtës së anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, sipas një
marrëveshjeje të nënshkruar nga palët.
– përdorimin e emërtimit “Dhomë Tregtie” nga subjekte që kanë një numër anëtarësh prej 50 vetash.
Mësohet se nga diskutimet e vazhdueshme me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë (BDHTI) dhe dhomat kryesore, janë evidentuar vazhdimisht një sërë problematikash.
Hartuesit e draftit shpjegojnë se mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar në uljen plotësisht të rolit të dhomave si dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë së saj. Në këtë mënyrë është arritur në përfundimin se duhet të bëhen ndryshime në ligjin që është në fuqi duke kaluar nga anëtarësia vullnetare në anëtarësi të detyrueshme.

Ndryshimet konsistojnë kryesisht në:
– Rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridik, duke ndryshuar nenin 6 të ligjit në fuqi, si më poshtë vijon:

1. Anëtarësia në dhomë është e detyrueshme për personat juridikë dhe vullnetare për personat fizikë, të regjistruar në regjistrin tregtar, sipas
legjislacionit në fuqi.

2. Anëtarët e dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti. Masa dhe procedurat e vjeljes së kuotës përcaktohen nga
asambleja e Bashkimit të dhomave.

3. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit, në masën 30 % të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor
i anëtarësisë.

Nëpërmjet këtyre shtesave dhe ndryshimeve synohet rritja e të ardhurave për dhomat dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe
mirëfunksionimin e tyre, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve e promovimin me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të tyre me qëllim nxitjen e veprimtarisë tregtare e industriale në vend si dhe nxitjen e zhvillimin e bizneseve brenda dhe
jashtë vendit.

– Pika 6, e nenit 12, shfuqizohet duke qenë se me ndryshimet që i bëhen nenit 6, masa e kuotizacionit vjetor për anëtarësinë përcaktohet nga Asambleja e 4 Bashkimit të Dhomave.

– Gjithashtu, neni 24 riformulohet me këtë përmbajtje:

1. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është i detyrueshëm për të gjitha dhomat. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e
anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.
2. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është vullnetar për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje
dy palëshe palëshe midis këtyre dhomave dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

– Është riformuluar pika 6, e nenit 28, si më poshtë vijon:

“Përcakton masat dhe procedurat e vjeljes së kuotës. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit në masën
30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë”.
– Është riformuluar paragrafi i parë i nenit 32, me këtë përmbajtje: “Kryetari drejton veprimtarinë e Bashkimit të Dhomave, kryesinë e saj dhe gëzon të drejtën e një vote”.
– Në nenin 38 parashikohet e drejta e anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Gjithashtu, pas paragrafit të tretë të këtij neni, shtohet nje paragraf, me këtë përmbajtje: “Bashkimi i Dhomave autorizon përdorimin e emërtesës dhe ndjek respektimin e procedurave ligjore për hapjen e këtyre shoqatave me emërtimin “dhomë” në përputhje me përcaktimin e këtij ligji. /Monitor

Next Post

Kosova, Bushati kundër rusit Lavrov: Pavarësi e pakthyeshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

September 22, 2026
Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

September 22, 2026
Takimi Trump-Xi, si Kina po i bën presion SHBA-së: Mos i shisni armë Tajvanit!

Takimi Trump-Xi, si Kina po i bën presion SHBA-së: Mos i shisni armë Tajvanit!

September 22, 2026
“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

“Bleona Mata do të gjendet brenda BE-së”- Idajet Beqiri: Çështja në SPAK është lënë pas dore! Ky krimi dënohet deri në burgim përjetë

September 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

September 22, 2026
Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

September 22, 2026
Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

Berisha me Tarquinion: Rama ka lidhje direkte me kartelet në Amerikën Latine! 47% e shqiptarëve kanë ikur

September 22, 2026
Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

September 22, 2026
Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

Erdogan: Gaza është kthyer në kampin e përqendrimit më çnjerëzor të kohës sonë

September 22, 2026
Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com