• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset, ja gjobat që fshihen dhe kush nuk përfiton

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të shpallë një amnisti të gjerë për faljen e borxheve të pashlyera nga bizneset. Përmes një projektligji të hartuar tashmë nga Ministria e Financave, e që pritet të shkojë për diskutim ditët në vijim, është përcaktuar një ndarje që lidhet me detyrimet e pashlyera të sipërmarrjeve para dhe pas vitit 2011.

Projektligji parashikon faljen e gjithë detyrimeve të TVSH-së, tatim-fitimin, taksat vendore të biznesit të vogël, taksat doganore, dënimet administrative deri në 31 dhjetor 2010, ndërsa nga janari 2011 deri dhjetor 2015 parashikohet falja e gjobave, me kusht pagimin e detyrimit deri në fund të vitit 2016.

Projektligji

Sipas projektit të ministrit të financave, Arben Ahmetaj, nga falja e parashikuar në këtë ligj përfitojnë të gjithë të gjithë debitorët ndaj administratës doganore, si dhe ata tatimpagues që nuk kanë paraqitur kërkesa për rimbursim. Ndërkohë, nga amnistia nuk do përfitojnë tatimpaguesit që janë dënuar me vendim të formës së prerë për fshehje të ardhurash, si dhe ata që janë në proces penal për fshehje të ardhurash.

Sipas nenit 4, “falen pa kusht dhe pa pagesë detyrimet tatimore për TVSH-në, tatim-fitimin dhe taksën vendore të biznesit të vogël, para 31 dhjetorit 2010 për personat juridikë dhe fizikë, qe janë regjistruar në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Falen dhe dënimet administrative (gjobat) e personave juridikë dhe fizikë për periudhën 31.12.2010 dhe më parë, për mosdeklarim në afat apo mosdeklarim, me kusht që këto deklarata të dorëzohen deri në 31 dhjetor 2016, vijon pika 2 e nenit 4.

Ndërkohë më tej, për periudhën nga janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, falen në masë të plotë gjobat, që janë pjese e detyrimit tatimor, të lidhura me TVSH, tatim-fitim, taksën e biznesit të vogël dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, për tatimpaguesit e regjistruar në llogarinë e tatimpaguesve, me kusht që detyrimet e lidhura me to dhe interesat të paguhen brenda 31 dhjetorit 2016. Edhe detyrimet doganore deri në 31 dhjetor 2010 (të kontabilizuara deri në dhjetor 2013 e të papaguara) falen. Më tej, sa i përket zbatimit të këtij ligji, ose e thënë ndryshe, fshirjes së borxheve e amnistisë së pjesshme (sipas kohës kur daton gjoba), neni 12 thotë se “brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, administrata tatimore e doganore evidenton bizneset që përfitojnë nga falja dhe brenda 3 muajve nga pagesat e parashikuara të detyrimeve bëhet fshirja”.

Borxhlinjtë e mëdhenj

Nisma e qeverisë për të falur detyrimet tatimore deri në fund të vitit 2011 së bashku me gjobat dhe penalitetet si dhe një pjesë të këtij borxhi pas vitit 2012, do të prekë më tepër  bizneset e mëdha, sepse, sipas tabelës së Financave, vetëm 6 kompani VIP, të cilat sot rezultojnë aktive ose të mbyllura kanë 1/4 e borxhit në tatime e dogana. Bankers Petroleum, ARMO, KURUM, Belle Air dhe dy firma që tregtojnë karburante, kanë së bashku rreth 200 milionw dollarë detyrime tatimore, nga 800 milionë që është gjithsej borxhi i bizneseve në këtë administratë.

E para që kryeson listën e borxhlinjve është Bankers Petroleum me 75 milionë dollarë e ndjekur nga ARMO me 54 milionë. Tatimet nisën një konflikt me Bankers në fillim të vitit 2016 lidhur me mosnjohjen e disa deklarimeve që kompania kishte bërë gjatë 2011-ës ku u pretendua 60 milionë dollarë tatim i shtyrë në vite e 15 milionë të tjera gjoba.

Tashmë që çështja është në dorën e një eksperti ndërkombëtar, borxhi do të zerohet me hyrjen e amnistisë në fuqi. E njëjta gjë ndodh edhe me kompaninë ARMO. Janë gjithsej 54.2 milion dollarë detyrime tatimore që kompania nuk i ka derdhur, nga të cilat 34 milionë janë penalitete.  Biznese të tjera që kanë shuma të konsiderueshme borxhi janë Belle Air, e cila ka falimentuar dhe rezulton me 6.3 milionë dollarë borxhe, apo KURUM me 1.3 milion dollarë.

Rivlerësimi i pasurive, tatimi 2 për qind

Kuvendi pritet të shqyrtojë e votojë me procedurë të përshpejtuar nismën e qeverisë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Në relacionin e nismës, qeveria i kërkon Kuvendit që votimi të bëhet këtë sesion parlamentar për faktin se afati i rivlerësimit është i shkurtër, deri në fund të këtij viti. Kjo do të thotë se shqyrtimi dhe votimi i nismës duhet të bëhet javën e ardhshme kur është planifikuar edhe seanca e fundit e këtij sesioni, në rast se nuk do të ketë një shtyrje të tij si efekt i reformës në drejtësi. Nëse votimi i nismës bëhet këtë sesion, atëhere procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të zgjasë 5 muaj.

Përgjatë kësaj periudhe, individët mund të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme duke paguar një tatim mbi diferencën në masën 2 për qind ndërsa bizneset në masën 3 për qind. Ky proces, veç efektit që ka te qytetarët, do të ketë efekt edhe në arkën e shtetit. Referuar relacionit të nismës nuk ka të dhëna që mund të përllogariten saktësisht për efektin e nismës në buxhet, megjithatë ka disa përllogaritje paraprake që janë kryer ku ka dalë diferenca mes tatimit 15 për qind dhe tatimit 2 dhe 3 për qind. Referuar të dhënave të dërguara prej Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2015, të ardhurat nga tatimi mbi rivlerësimin e pasurive, me përafërsi, do të jenë si më poshtë:

Të ardhurat e munguara nga tatimi i individëve për transferimin e pasurive të paluajtshme, janë në masën rreth 2,1 miliardë lekë në vit, ose rreth 1,06 miliardë lekë, mesatarisht, për 6­-mujor. ­

Të ardhurat e munguara nga tatimi i subjekteve tregtare për transferimin e pasurive të paluajtshme janë në masën 74,6 milionë lekë në vit, ose 37,3 milionë lekë, mesatarisht, për 6-­mujor.

Bizneset që kryesojnë listën

Bankers Petroleum              75 milionë dollarë

ARMO sh.a           54.2 milionë dollarë

Belle Air 6.3 milionë dollarë

KURUM                1.3 milionë dollarë

Totali     136 milionë dollarë

Sipas ministrit, Arben Ahmetaj, ligji i ri do të fshijë afro 400 milionë dollarë nga lista e pagesave të pashlyera. “Ideja e projektligjit është të fshijë të gjitha gjobat, kamatëvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”. Ahmetaj thotë se drafti u fal bizneseve mbi 3 për qind të prodhimit kombëtar. “Mund të shkojë gati në ulje gjysmë për gjysmë të borxhit tatimor”. Faljet e detyrimeve shpesh hapin debate që prekin edhe drejtësinë fiskale. Por, ministri i Financave thotë se qeveria po bën gjënë e duhur “Sigurisht që çdokush mund të ngrejë pikëpyetje, por nga ana e politikës fiskalë, e relaksimit të klimës së biznesit, e kalimit në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik dhe e të bërit biznes, është gjëja e drejt që për t’u bërë”, shprehet ministri.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Gulen sfidon Erdoganin: Le t’i hetojë një grup ndërkombëtar akuzat tua, do ta pranoj rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In