• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset, gjoba për mosdhënie kuponi dhe mosafishimin e çmimeve

by Java News
16/11/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset do të gjobiten me 50 mijë lekë në rast se nuk lëshojnë kuponin tatimor për qarkullimin e mallit ose shërbimeve, ndërsa për rastet kur nuk afishojnë çmimet, gjoba do të variojë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Masat e reja për shkelësit janë pjesë e ndryshimeve në ligjin “Për procedurat tatimore”, i cili hyn në fuqi në fund të muajit. “Çdo konstatim i përsëritur i moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve radhazi përveç aplikimit të dënimit, konsiderohet evazion tatimor. Kur lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, gjobitesh me gjobë, në masën 50.000 lekë”, thuhet në ndryshimet e fundit ligjore. Ndërsa, për rastet kur lëshon kupon tatimor/dëftesë tatimore ku është shënuar një vlerë e ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, gjobitesh me gjobë në masën 50.000 lekë. Rastet kur biznesi nuk afishon në një vend të dukshëm një poster që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor, si dhe të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, dënohen me gjobë në masën 50.000 lekë.
Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo ³ faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore. Ndërsa, për tatimpaguesit që kryejnë shkelje të përsëritur të moslëshimit të faturës, aplikohet dënimi me gjobë të barabartë me 100 për qind të tatimit të padeklaruar. Tatimpaguesi që nuk është i regjistruar për TVSH-në, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, sipas këtij neni, regjistrohet për TVSH-në. Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në dhe tatimin e thjeshtuar të fitimit, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur, regjistrohet për tatimin mbi fitimin.
Mosafishimi i çmimeve të shitjes
Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë me 100.000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin dhe 50.000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Ministri i Financave përcakton me udhëzim rastet kur, për natyrën e aktivitetit, përmbushja e detyrimit për afishimin e çmimeve të shërbimeve nuk mund të ushtrohet.

Kontrolli
Njoftimi i kontrollit tatimor i dërgohet tatimpaguesit të paktën 30 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të kontrollit tatimor të shkruar në njoftim, përveç kur kontrolli kryhet si rezultat i kërkesës së tatimpaguesit për rimbursim tatimor. Në rastin e kryerjes së vizitave fiskale, të cilat janë kontrolle të shkurtra të kryera gjatë një periudhe të shkurtër kohore për të verifikuar saktësinë e deklaratave e të pagesave, si rregull vetëm për një periudhë të caktuar tatimore dhe vetëm për një lloj tatimi, njoftimi i vizitës fiskale i dërgohet tatimpaguesit të paktën 10 ditë kalendarike përpara datës së fillimit të vizitës fiskale. Me njoftimin e kontrollit tatimor, tatimpaguesit i jepet mundësia të deklarojë çdo të dhënë për transaksione të padeklaruara, për të cilat nuk është paguar tatim. Ky deklarim kryhet në Drejtorinë Rajonale Tatimore, nëpërmjet një formulari-pyetësor që i vihet në dispozicion së bashku me njoftimin për kontroll, brenda 30 ditëve kalendarike, por përpara fillimit të kontrollit tatimor.
BW/d.i.

Next Post
Serbia, çdo vit ka 35 mijë banorë më pak

Serbia, çdo vit ka 35 mijë banorë më pak

Comments 1

  1. ervisa says:
    9 years ago

    ne te gjitha shtetet e zhvilluara ekzistojne rregulla te tilla

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In