Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në tryezën e zhvilluar mes qeverisë dhe bizneseve eksportuese u shpreh se bizneset duhet të përthithin instrumentet instrumentet financiare.
Ai u shpreh se bizneset duhet të investojnë në burimet njerëzore, sepse vetë kështu i përgjigjen sfidave që ka sektori.
“Duhet të kemi një rrjet të konsoliduar të agro-përpunimit. Synojmë të ulim kostot e transportit. Duhet të kuptojmë se ku është pika e dobët pasi kemi vendosur instrumente të reja financiare posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese duke ulur riskun e tyre përballë bankave tregtare, gjithsesi thithja e këtyre fondeve është shumë e ulët krahasimisht me atë që do donim të ishte. BE është hapësirë mundësish, por dhe sfidash.
Duhet investim në burimet njerëzore. “ExportOn” është një platformë, e cila prezantohet para jush sot, por që njëkohësisht do të merret me matjen e indikatorëve që do vijnë nga realiteti i punës suaj të përditshme dhe që çdo vit do të nxjerrë edhe raportin e vet, për se si kanë lëvizur volumet eksportuese. Një raport që do t’i vlejë qeverisë, por edhe ju, për të kuptuar se si lëviz eksporti.”, tha ai.











