• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bizneset e Kosovës sërish ankohen për taksë të lartë të importit nga Shqipëria

by
15/09/2015 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Importuesit e mallrave nga Shqipëria në Kosovë janë shprehur të shqetësuar lidhur me barrierat, që sipas tyre, po pengojnë zhvillimin e tregtisë mes të dy shteteve.

Shqetësim kryesor për bizneset kosovare që importojnë mallra nga Shqipëria është taksa e transportit në Kosovë prej 72 euro, që sipas tyre, është më e lartë se në vendet e tjera, ndaj e konsiderojnë një ndër pengesat kryesore. “Barrierat nuk guxojnë të ekzistojnë mes dy shteteve, sidomos mes dy shteteve tona. Unë e quaj politikë jashtëzakonisht të gabuar. Nuk mund ta kuptoj kurrsesi pse produktet e Kosovës nuk kanë qasje më të lirë në Shqipëri dhe anasjelltas, produktet e Shqipërisë të kenë qasje më të lirë në Kosovë”, u shpreh Fatmir Syla, që importon çimenton nga Shqipëria, raporton Tch.

Kjo ishte edhe arsyeja që Komuniteti i Firmave Importuese nga Shqipëria ftoi të martën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se qeveritë e ty dyja vendeve janë duke punuar intensivisht në lehtësimin procedurave në dy anët e kufirit.

“Ne po shikojmë mundësitë, dhe shumë shpejt, do të shikojmë të kemi një harmonizim, nuk do të ketë taksë transporti të diferencuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, ajo do të jetë unike; e dyta: do të bëhen të gjitha përpjekjet që kjo taksë të jetë sa më e ulët. Nga fundi i muajit, organet e sistemit fiskal të Shqipërisë dhe doganës do të mbajnë një takim të dytë në Tiranë, pas atij në Prizren para 3 muajsh. Janë ngritur grupe pune dhe të njëjtat po punojnë në mënyrë intensive për t’iu përgjigjur edhe më mirë këtyre kërkesave”, deklaroi ambasadori Minxhozi.

Next Post

Mat, asgjësohen 1200 rrënjë kanabis sativa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com