• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset e Kosovës: Individë të ndryshëm në Shqipëri po na dëmtojnë

by Java News
10/01/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klubi i Prodhuesve të Kosovës(KPK) përmes një deklarate ka reaguar ndaj deklaratave se ndërmarrësit nga Kosova po e bllokojnë dhe janë shkaktar të mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri – Kosovë. KPK dëshiron të ju përkujtojë se Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të CEFTA-së, që të dyja kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë dhe rrjedhimisht të dyja duhet të aplikojnë tregtinë e lirë.

Sipas deklaratës, këmbimi tregtar Kosova në këtë faze të zhvillimit kryesisht ka relevancë importuese duke pasur parasysh nivelin e ulet të mbulimit të importit me eksport. Sipas të dhënave në dispozicion në vitin 2017 Shqipëria eksporton në Kosovë mallra në vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova eksporton në Shqipëri rreth 35 milionë euro.

Këto dallime thellohen kur i shtohet fakti që prodhuesit e Kosovës përballën me shumë barriera dhe probleme kur eksportojnë në tregun e Shqipërisë. Duhet të kujtojmë rastet e shumta kur prodhuesve të Kosovës u janë vënë taksa shtesë ose i ju janë bllokuar mallrat në kufi, si për shembull me rastin e patates, miellit, birrës, barnave, e të tjera. Prandaj janë pikërisht individë të caktuar brenda institucioneve të Shqipërisë që janë duke e bllokuar funksionimin e tregut të lirë dhe të përbashkët.

Në fund të vitit të kaluar, në mbledhjen e katërt të përbashkët në mes të qeverisë të Kosovës dhe të Shqipërisë në Korçë, është planifikuar të nënshkruhet marrëveshja e cila do të zhvendoste doganën e Kosovës nga pika doganore e Morinës në portin e Durrësit.

Kjo zhvendosje e doganës është vetëm një akt simbolik e nuk do të ndikonte në krijimin e një tregu të përbashkët, sepse kjo doganë do të shërbente për futjen e mallrave nga vendet e treta në Kosovë. Përfitimi i vetëm financiar nga kjo zhvendosje do të shkonte vetëm për shpediterët nga Shqipëria, në vend të atyre nga Kosova.

Tregtarët dhe prodhuesit nga Kosova kanë probleme të shumta që duhen gjetur zgjidhje sesa zhvendosja simbolike e pikës doganore në portin e Durrësit. Probleme këto që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos. Këto janë problemet reale të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët.

Bankat komerciale të Shqipërisë vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës dhe të kenë fitime të larta. Sipas raporteve të ndryshme del se bankat e Shqipërisë kanë lëshuar kredi në vlerë mbi 300 milionë euro në Kosovë, kështu duke rritur mjaftë shumë fitimin nga ky aktivitet ekonomik. Po ashtu, Industria e Sigurimeve në Kosovë vazhdon të mbizotërohet nga kompani nga Shqipëria të cilat operojnë me sukses në Kosovë, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Përplasje tek Partizani, Demi-Rama kërkojnë largimin e Starovës, Moxhi vendos veton

Përplasje tek Partizani, Demi-Rama kërkojnë largimin e Starovës, Moxhi vendos veton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elisa e Çudirave

Lea e Kuqe

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit

January 14, 2026
Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

Ortekë bore në Qafë-Thore/ Bllokohet lëvizja për të gjitha automjetet, rreziku i lartë

January 14, 2026
VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

VIDEO/ Batuta me kryeministrin e Malit të Zi, Rama: Në rast se BE do të dështojë, Podgorica do të jetë Brukseli i ri

January 14, 2026
La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

January 14, 2026
Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

January 14, 2026
Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In