• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Bizneset do humbasin të kualifikuarit”/ Pasojat e koronavirusit për Shqipërinë, Banka Botërore: Vendet e punës…

by Java News
07/05/2020 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare pritet të vuajë shenja të përhershme në ekonominë e saj të lëna nga kriza që po shkakton COVID-19. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë Banka Botërore analizon në thelb se cilat do të jenë pasojat që do të vuajnë të gjitha kategoritë. Sipas Bnakës teksa një rikthim i aktivitetit ekonomik pritet sapo impakti i virusit të ngadalësohet në muajt në vijim, ndërprerja ekonomike me shumë mundësi do të vërë në stres të fortë shumë shqiptarë.

“Shumë familje do të hasin vështirësi financiare pasi: vendet e punës do të shkatërrohen, disa individë që përfitojnë të ardhura do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për anëtarët e familjes, do qëndrojnë në karantinë apo do të trajtohen për sëmundjen e tyre. Për më tepër kriza do të detyrojë biznese në thelb të kyçe që të mbyllen, do të prishë marrëdhëniet e zinxhirit të prodhimit apo do të lenë të largohen punonjës që kanë krijuar eksperiencë (know how) mbi punën, shoku mund të lerë shenja të përhershme në ekonomi”, nënvizon raporti.

I njëjti ndalet edhe tek sektori bankar dhe tek masat që u morën në përgjigje të kësaj situate sa i takon politikës monetare lehtësuese.

Raporti vlerëson se bankat hynë në këtë krizë me kapital të fortë dhe amortizatorë likujditeti por do të hasin vështirësi nëse kreditë nuk do të paguhen sipas planit dhe e ardhmja e biznesit të tyre mund të ndikohet në mënyrë të theksuar.

“Një paketë mbështetëse e fortë është e nevojshme për të mbështetur ekonominë në zbutje të krizës. Ndërkohë që masat do të evolojnë në mënyrë dinamike sipas ecurisë së krizës dhe mund të pritet që politikat mbështetëse, të kombinuara me një ngadalësim të theskuar të ekonomisë, të zgjerojnë në mënyrë drastike defiçitin fiskal në vitin 2020 si dhe rritje të borxhit publik. Masat kyçe përfshijnë një fond garancie që mundëson huadhënie për bizneset për të shlyer pagat si dhe rritja e një transferte sociale. Politika monetare po lehtësohet duke ofruar likujditet pa limit për sektorin bankar dhe ulja e mëtejshme e normës së politikës do të mbështesë më tej ekonominë”, thuhet në raport.

Banka Botërore vlerëson se impakti në ekonominë shqiptare ndihet edhe më shumë po të kemi parasysh që COVID-19 vjen vetëm pak muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të shkuar i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale por mbi të gjitha edhe njerëzore.

Këto dy problematika pritet që ta ndikojnë në mënyrë dramatike ekonominë gjatë këtij viti. Rënia e eksporteve dhe pasiguria për turizmin cilësohen po ashtu si elementë që mbështesin parashikimin pesimist, shkruan ‘monitor’.

“Porositë e eksportit janë përmbysur në një kohë kur partneri tregtar më i rëndësishëm, Italia po kalon një situatë të vështirë ekonomike. Po kështu po bëhet evidente nga dita në ditë që Shqipëria do të përballet me një sezon turistik veror jashtëzakonisht të varfër” nënvizon BB.

Next Post
Mbi 74 mijë viktima/ Trump: Sulmi i koronavirusit më i keq se Pearl Harbor dhe World Trade Center

Mbi 74 mijë viktima/ Trump: Sulmi i koronavirusit më i keq se Pearl Harbor dhe World Trade Center

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In