• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset dhe familjarët paguajnë faturat, institucionet shtojnë borxhet ndaj OSHEE

by A M
06/10/2024 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni për të paguar faturat e energjisë elektrike në kohë apo për të shlyer dhe detyrimet e prapambetura, duket se i drejtohet më shumë klientëve familjarë e privat. Ndërsa institucionet vijojnë të shtojnë borxhet ndaj OSHEE.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, janë pikërisht bizneset, por dhe qytetarët më të ndërgjegjshmit për faturat e energjisë elektrike.

Me 1.2 miliardë lekë reduktuan borxhet e tyre bizneset në periudhën janar-korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Duke arritur kështu në 11.2 mld lekë, ndërsa në të njëjtën ecuri janë edhe qytetarët, shkruan A2 CNN. Por institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore duket të jenë gjithmonë në krizë teksa detyrimet e tyre vetëm rriten nga muaji në muaj. Kryesisht ministritë I rritën borxhet e tyre me 177 milionë lekë duke arritur kështu në 4.9 miliardë lekë. Ndërsa entet publike, përfshirë edhe ujësjellësat e rritën detyrimet me 1.25 miliardë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Problematika e pagesave nga institucionet publike ndaj OSHEE nuk është e re. Edhe më herët të dhënat kanë treguar se ujësjellësit, njësitë vendore apo institucione të tjera nuk respektojnë afatet e pagesave duke akumuluar debi të konsiderueshme ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, shkruan A2.

Në total deri në muajin korrik u regjistruan 3.1 milionë fatura të akumuluara me kamatvonesa, ndërsa vlera e tyre ra në 695 milionë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike. (A2 Televizion)

Next Post
Rrezikon 6 vite burg pasi refuzoi ankorimin e një anije me emigrantë, liderët e së djathtës ekstreme mbështesin Salvinin

Rrezikon 6 vite burg pasi refuzoi ankorimin e një anije me emigrantë, liderët e së djathtës ekstreme mbështesin Salvinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In