• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bizneset call center nisin liçensimet për të operuar në bursa

by A R
25/07/2017 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompanitë call center po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë). Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës, që do të zhvillohet në 27 korrik, ajo do të shqyrtojë projektin Për licencimin e shoqërisë “SMARTCOM” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në tituj si dhe projektin që kjo kompani të veprojë si agjent i lidhur i brokerit të licencuar të letrave me vlerë “Rodler” Ltd.” Kjo e fundit rezulton e regjistruar në Qipro dhe është e specializuar për ‘Binary option’.

Smartcom është themeluar në vitin 2013 dhe sipas ekstraktit në QKB ka si aktivitet shërbime Call Center dhe Contact Center për klientë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, shërbime marketingu jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet telefonit dhe internetit. Në vitin 2015 të ardhurat e kompanisë u trefishuan në rreth 2.1 milionë euro, sipas bilancit.

Rreth tre javë më parë, ProData mori licencën nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të operuar si agjent brokeri në letrat me vlerë, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Depaho” Ltd. ProData, e krijuar në mars 2013, në pronësi të një izraeliti, sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), me fokus në aktivitetin call center, një vit më vonë iu shit shoqërisë Bridlane Corp, e themeluar në shtetin e Belizës, për 100 lekë, sipas aktit të shitblerjes. Në maj 2017, Prodata ndryshoi emrin në Prodata Securities dhe objekti i saj i aktivitetit u ndryshua në kryerjen e transaksioneve me tituj dhe veçanërisht blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit dhe veprimtarinë e këshillimit të veprimtarisë me tituj. Në bilancin e vitit 2015 (i fundit i dorëzuar në QKB) Prodata deklaroi të ardhura prej 530 milionë lekësh (gati 4 milionë euro). Norma e fitimit para taksave ishte 14%, ndërsa kostot e personelit zinin 70% të totalit të shpenzimeve.

Nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat për delokalizimin e aktivitetit të call center në vendet jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, kompanitë call center po diversifikohen, duke kaluar në tregun e shërbimeve financiare. Ky aktivitetet mbetet në fazat e para të zhvillimit në Shqipëri dhe ka riskt të lartë, teksa kërkon njohuri të mira të tregjeve financiare, ndërsa ai që luan paratë në platformat online duhet të jetë i kujdesshëm, sepse në rast humbjeje nuk e mbron njeri.
Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla./monitor

Next Post
Numërohen 4515 nga 5362 kuti: PS 74 deputetë, PD 42, LSI 19, PDIU 4, PSD 1

Rezultati i dobët në zgjedhje, dorëhiqet një kryetar partie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

June 25, 2026
“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

June 25, 2026
Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Nuk ka më motorë e korrierë, Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

June 25, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Komisioni i reformës territoriale, Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

June 25, 2026
“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

“Në emër të Allahut predikon urrejtje”, Rama ndan foton e qytetares: Besimtare e shitur!

June 25, 2026
212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

212 viktima nga i nxehti në Spanjë, qeveritë evropiane në alarm për temperaturat e larta

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In