• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bitcoin konsumon ‘më shumë energji elektrike sesa Argjentina’

by Ardit Rada
10/02/2021 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një analizë e fundit e Universitetit britanik të Cambridge sugjeron se operimi i valutës dixhitale Bitcoin, konsumon më shumë energji elektrike sesa i gjithë shteti i Argjentinës.

Krijimi ose ajo që njihet si “gërrmimi” virtual për krijimin e kriptovalutave është një proces i etur për energji, prej llogaritjeve të shumëfishta për verifikimin e transaksioneve.

Studiuesit e Cambridge thanë se procesi konsumon 121.36 terawatt/ orë dhe kjo masë nuk zvogëlohet asnjëherë përveç raste kur bie vlera e kripto-valutës.

Kritikët thonë gjithashtu se vendimi i prodhuesve të makinave elektrike Tesla, për të investuar fuqishëm në Bitcoin, dëmton rende imazhin e saj miqësor ndaj mjedisit.

Kjo valutë ka arritur aktualisht vlerën rekord prej $48,000 për 1 bitcoin, pas njoftimit të grupit të Elon Musk, Tesla se ka blerë rreth $1.5 miliardë bitcoin dhe në të ardhmen do ta pranojë atë si pagesë për mallrat e saj.

Rritja e vlerës është një motivim që ‘gërrmuesit’ e Bitcoin të operojnë gjithnjë e më shumë makineri.

Rritja e vlerës shton konsumin e energjisë, thotë Michel Rauchs, studiues i ‘financës alternative’ në Cambridge, i cili ka krijuar mjetin online që gjeneron llogaritjet.

“Bitcoin është krijuar për të konsumuar kaq shumë energji,” thotë Rauchs për BBC. “Kjo nuk është dicka që do të ndryshojë në të ardhmen, përveç rastit nëse vlera e tij do të binte ndjeshëm”.

Mjeti i tij online llogarit se konsumi i energjisë elektrike nga Bitcoin e rendit atë mbi shtetin e Argjentina (121 TW/orë), Holandën (108.8 TW/orë) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (113.20 TW/orë) – dhe ngadalë po i afrohet masës së konsumit të shtetit të Norvegjisë (122.20 TW/orë).

Akumulimi i Bitcoin

Për të ‘gërrmuar’ Bitcoin, kompjuterat, shpeshherë të fuqishëm e të specializuar, lidhen me rrjetin e kriptovalutës. Kjo bëhet për të verifikuar transaksionet e bëra nga njerëzit që marrin ose japin Bitcoin.

Ky proces përfshin zgjidhjen e ekuacioneve, të cilat megjithse nuk janë integrale për verifikimin e lëvizjeve të valutës, krijojnë një pengesë që askush të mos ndryshojë pa të drejtë regjistrin global të transaksioneve.

Dhe si shpërblim “gërrmuesit” marrin sasi të vogla Bitcoin, në atë që shpesh krahasohet me stilin e një ‘lotarie’.

Për të rritur fitimet, njerëzit shpesh lidhin në rrjet numra të mëdhenj kompjuterësh “gërrmues”, shpeshherë magazina të tëra me to.

Kjo shpenzon shumë energji elektrike pasi kompjuterët punojnë pak e shumë vazhdimisht, për zgjidhjen e ekuacioneve.

Mjeti i  Universitit të Cambridge krijon modelin e gërrmuesve të Bitcoin në Britani dhe përshtat shifrat me makineri të ngjashme në të gjithë botën.

“Bitcoin është në fakt anti-efikas,” thotë David Gerard, autor i një libri mbi teknologjinë e valutës alternative. “Kështu që mënyrat më efikase te gërrmimit nuk do të ndihmojnë por vetëm do të shtojnë konkurrencën. Kjo do të thotë se konsumi i energjisë së Bitcoin dhe rrjedhimisht CO2 në atmosferë vetëm do të shtohen”.

Ndërkohë çmimi i Bitcoin u rrit shpejt dje pas njoftimit nga Tesla.

Komentuesit thanë se kompania që më parë mbante flamurin e energjisë së pastër dhe mbrojtjes së ambjentit, tashmë po kalon në krahun tjetër.

“Elon Musk me këtë ka hedhur poshtë shumë nga puna e mirë me Tesla. Vitin që shkoi prej iniciativës së saj ambjentaliste Tesla përfitoi $1.5 miliardë nga taksapaguesit amerikanë. Tashmë mësohet se ajo po investon po aq në Bitcoin, shumica e të cilit gërrmohet me energji elektrike nga qymyri”, tha Gerard duke sugjeruar vendosjen e taksës së karbonit ndaj kriptovalultave, për të kompensuar impaktin negativ. (BBC)./a.p

Next Post
Ambasadori i Palestinës në Beograd paralajmëron masa ndaj Kosovës: Shtetet arabe u mblodhën, do dalin me vendim

Ambasadori i Palestinës në Beograd paralajmëron masa ndaj Kosovës: Shtetet arabe u mblodhën, do dalin me vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In