• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

by E B
29/07/2026 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi del hapur kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian, partia demokratike tenton të bllokojë edhe marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga bojkoti në Kuvend, tek Gjykata Kushtetuese, PD thotë se do nisë betejën për të bllokuar huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh, marrëveshje, e cila do forcojë dhe modernizojë ushtrinë shqiptare.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, u shpreh për emisionin “Tirana Live” se Partia Demokratike mund të kundërshtojë çështje mbi problemet e brendshme politike në Shqipëri, por nuk mund të kundërshtojë një marrëveshje me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk e di se cili është synimi i tyre, por është e qartë se këto pozicionime nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as Kosovës.  Shqipëria nuk guxon në asnjë krah të vetin politik të renditet kundër aleatëve tanë, amerikanëve. Opozitën duhet ta bëjë në çështjet e brendshme shqiptare, jo kundër aleateve tanë dhe aq më tepër kur ka të bëjë me një marrëveshje, që është në rrafshin ushtarak”, theksoi ai.

Ai foli për protestat në Shqipëri, për të cilat tha se faktorë të huaj kanë si qëllim destabilizimin e vendit.

Sipas tij, në kohën kur në Kosovë ka krizë për formimin e institucioneve, në Shqipëri zhvillohen protesta, synimi i të cilave siç pohoi ai, duhet hetuar nga organet kompetente. Më tej Bislimi tha se Sali Berisha, i cili duket i lodhur nga politika, ka nisur të mbështesë këto lëvizje, që sipas tij, janë në themel antiamerikane dhe antiperëndimore.

“Ndërhyrjet e huaja në Kosovë nuk janë në kohë e fundit, Kosova është bërë një rrafsh i posaçëm për ndërhyrjet e huaja qysh pas përfundimit të luftës. Kur në Kosovë ka krizë institucionale në Shqipëri ka protestë. Këto kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Sali Berisha i lodhur nga politika dhe i frustruar me gjendje faktorit të opozitës, është duke rënë dhe duke u mbështetur në këto lëvizje antiamerikane dhe antiperëndimore. Në këtë pamundësinë e vet, ai po bëhet pjesë e këtyre grupeve, që së pari janë antiamerikan dhe së dyti janë antiperëndimore. Lufta jonë ndaj kësaj lufte hibride duhet të jetë më e madhe dhe nuk duhet t’i lëmë të na intimidojnë për bindjet tona perëndimore”, tha ai.

Në fund, Bislimi theksoi se Sali Berisha dhe Albin Kurti janë dy politikanë shqiptarë që përfaqësojnë mendësinë lindore, ndërsa shtoi se populli tashmë e ka kuptuar filozofinë e tyre dhe dalëngadalë po largohen prej tyre.

“Sali Berisha dhe Albin Kurti duket se përfaqësojnë më shumë lindjen, ndërsa shoqëria shqiptare po ndahet dalëngadalë nga këto dy figura”, theksoi ai.

Next Post
Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t'ia nisim prapë nga e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com