• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bishti tund qenin”

by Namir Lapardhaja
08/05/2025 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Namir Lapardhaja

Presidenti në detyrë i SHBA-ve kapet në skandal seksual, pikërisht dy javë përpara zgjedhjeve. Conrad Brean, një ekspert i njohur i marrëdhënieve  dhe manipulimit publik, thirret nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit për të krijuar një fabul dhe një narrativë për të tërhequr vëmendjen nga skandali presidencial, duke qenë se Presidenti është shumë keq me sondazhet e fundit. Eksperti i PR-it vendosë të shpikë një luftë të rreme me Shqipërinë, luftë e cila, në të vërtetë, do të ndodhë vetëm në media dhe do të “transmetohet” vetëm në televizor, me shpresën se do të largojë vëmendjen nga skandali dhe do të mobilizojë votën për presidentin. Brean kontakton një producent të Holliwudit, Stanley Motss, për të “krijuar” fabulën dhe narrativën e luftës me të gjithë tmerret e saj. Është e kuptueshme që mashtrimi fillimisht funksionon derisa CIA e zbulon, mirëpo fabula në sondazhe.

Ky është, pak a shumë, subjekti i filmit “Wag the dog”, i cili është realizuar dhe luajtur mjeshtërisht nga Dustin Hoffman dhe Robert De Niro në vitin e largët 1997, mirëpo disa ekspert të marrëdhënieve publike dhe të komunikimit publik dhe politik e kanë marrë atë si model se si media ka aftësi për të krijuar realitete që mund të ndikojnë në perceptimin e mendjeve të njerëzve, duke e fshehur të vërtetën përballë një gënjeshtre “agresive”.

Filmi është një mrekulli për të kuptuar se si funksionon imazhi dhe manipulimi publik në një botë ku më shumë se vërtetësia e informacionit, ka rëndësi imazhi dhe mesazhi që i transmetohet një publiku pasiv, i cili është i bombarduar përditë nga media, ndërkohë që është i “pafuqishëm” të ketë një pjesëmarrje aktive dhe i ngelet të hajë vetëm kokoshka përpara ekranit të vogël.

Në këtë realitet të madh, Shqipëria është një skaj i vogël dhe krejt i parëndësishëm për pjesën tjetër të globit, por edhe ajo, ngjashëm si çdo vend tjetër, përfshi dhe vetë SHBA-të, është nën diktatin mizor të imazhin, të propagandës dhe të asaj se çfarë vjen prej manipulimit mediatik.

Idioma “Wag the dog” që në shqip mund të përkthehet si “bishti që tund qenin” i referohet një situate ku diçka më pak e fuqishme kontrollon diçka më të madhe apo më të rëndësishme, ndërsa shprehje të tilla shqipja ka pafund.

Tek “Wag the dog” ka një skenë, ku ndërsa është zbuluar i gjithë komploti, një ndër agjentët e CIA-as i thotë regjisorit holliwudian, se nuk ka asnjë luftë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, ndërkohë që ai i përgjigjet: “Luftë vërtet mund të mos ketë, por shih se çfarë thotë televizori.”

Next Post
“Ti më more nga Luli”, Rama me biznesmenin në Përmet: Ti s’na shihje dot me sy… O Lul ku je? Se di ku është dreqi

Konferenca e pestë për negociatat mbahet në 22 maj, Rama: Hapim tetë kapituj të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In