Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Ukrainën si shkaktar të ngecjes së negociatave, pasi sipas tij Kievi është treguar i pandershëm.
“Nëse ata do të ishin negociatorë të ndershëm, nëse do të angazhoheshin hap pas hapi për atë që ranë dakord, ne mund të bënim përparim të rëndësishëm në këto negociata dhe Ukrainës do t’i jepeshin garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh, fillimisht pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Kombet e Bashkuara plus Gjermaninë dhe Turqinë, ndoshta dikush tjetër. Ne nuk kishim asgjë kundër saj.”