• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e detit, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

by Ardit Rada
10/08/2020 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon qeverisë shqiptare dhe diplomacisë të vlerësojë drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje duke iu referuar marrëveshjes së detit dhe zhvillimeve të fundit nga Athina zyrtare.

Në një deklaratë KASH shprehet se nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

DEKLARATA E PLOTË
Nisur nga rëndësia dhe referenca e veçantë që ka për vendin tonë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje dhe përparësi demarshet më të fundit intensive të diplomacisë greke lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike detare me disa vende. Së fundmi, më 6 Gusht ajo përfundoi negociatat për një Marrëveshje të tillë me Egjiptin ndërsa më 8 Qershor e ka nëshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh me Izraelin, Qipron, Libinë, etj.

Po ashtu, disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dhe turq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyre lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Në këtë kuadër, në Qershor dhe disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.

Më këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencës publike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike, KASH i kërkon qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje.

Padyshim që njohja me përmbajtjen e marrrëveshjeve që Greqia ka bërë e po bën me vendet e lartpërmendura është me rëndësi të dorës së parë. Gjithsesi, kërkohet kujdes për të shmangur kopjimin dhe referencat mekanike, duke mbajtur mirë në konsideratë kushtet dhe rrethanat tona si dhe specifikat teknike, tregtare, të së drejtës ndërkombëtare të detit, etj.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson me këtë rast se debatet, diskutimet dhe sugjerimet e ndryshme mbi një marrëveshje të mundshme nuk ka përse të bëhen me nxitim.

KASH thekson se negociatat e ardhshme për këtë Marrëveshje, me një problematikë të gjerë aspektesh tejet të koklavitura dhe konkrete, janë me rëndësi të madhe për interesat e vendit tonë; po aq të rëndësishme janë ato për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh me Greqinë fqinje. Gjithashtu, përcaktimi dhe ecuria e këtij procesi mund të ketë ndikimin e vet dhe në procesin historik të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Dihet tashmë se sheshimi i problemeve ekzistuese me vendet fqinj është një ndër kushtet kryesore politike dhe diplomatike, për çdo vend kandidat për anëtarësim ne BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen dhe besimin se qeveria dhe diplomacia shqiptare do të intensifikojnë punën dhe përgatitjet përkatëse, duke e shoqëruar këtë proces me transparencën dhe informimin e duhur publik, natyrisht brenda rregullave dhe etikës diplomatike.

Së fundi, meqenëse në Këshillin tonë ka ambasadorë të njohur, profesorë dhe ekspertë me njohje dhe përvojë të gjatë në trajtimin e çështjeve komplekse të së drejtës ndërkombëtare mbi Detin, KASH është i hapur dhe shprehet i gatshëm të japë ndihmesën e vet në këtë proces.

Next Post
OBSH jep një lajm të hidhur: Situata e koronavirusit në botë po përkeqësohet

OBSH bën thirrje për “shtypje” të koronavirusit: Nuk është kurrë vonë për ta mposhtur pandeminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In