• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bisedimet intensive për qeverinë e re në Maqedoni, analistët: Ja sfidat e mëdha

by A R
20/05/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, filloi bisedimet për qeverinë e re me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Por dalja e vendit nga kriza do të jetë ende e vështirë.

Mazedonien Sozialdemokratische Partei - Zoran Zaev (DW/P. Stojanovski)

Pas mandatimit nga presidenti për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka nisur bisedimet e koalicionit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti. Ky i fundit para takimit ka thënë se ka pasur një varg takimesh me Zaevin. “Drejtimin e dikastereve nuk e kemi definuar, do të flasim më detajisht për dikastere të caktuara. Ka një shtim këtu, pra kemi kryetarin e Parlamentit, duhet biseduar edhe me partitë e tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtimin evendit dhe ky nuk është ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.

BESA: Jo një qeveri me politikanë të inkriminuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë se në asnjë moment nuk do të marrin pjesë bashkë në Qeveri me persona të inkriminuar dhe të cilët janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Publike (PSP). “Nuk do të marrim pjesë në Qeveri me njerëz, të cilët janë nën hetim nga PSP me vepra të inkriminuara. Këtë e kemi thënë edhe më herët dhe do ta themi edhe tash. PSP duhet t’i procedurojë të gjitha lëndët e atyre që dyshohen se kanë bërë vepra kriminale. Derisa PSP ngre akuza ndaj personave,  ne nuk do bashkëqeverisim me të njëjtët persona”, është shprehur Kasami.

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti (DW/P. Stojanovski)

Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari ka thënë se Qeveria reformatore po trajtohet si një Qeveri shprese e cila do ta ndërrojë diskursin politik në interes të qytetarëve. Qeveria e re urgjentisht do të duhet të krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me këtë rast, krerët e VMRO-së te implikuar në krim te organizuar dhe korrupsion masiv do të duhet sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të burgosen, thotë Taravari.

Analistët: Qeverinë e re e presin sfida të mëdha

Për profesorin universitar Alajdin Demiri formimi i kësaj qeverie do të jetë proces i vështirë, për arsye se sjellja e partive politike është e tillë. Disa e japin garancitë, duan të jenë pjesëmarrës e disa jo. “Asnjë premtim i Zaevit apo i partive shqiptare, nuk do të mund të realizohet në pretekst të garancive që do të dorëzohen, siç është përdorimi i gjuhës, decentralizimi dhe kërkesave tjera. Ky është problem madhor, me të cilën do të ballafaqohet ky koalicion. Reformat do të pengohen nga opozita dhe sistemet ligjore, përfshirë këtu edhe Kushtetutën, siç jane ndryshimet ne Prokurori, Gjyqësorin”, vlerëson Alajdin Demiri.

Analisti politik Risto Nikovski thotë se do të jetë shumë e vështirë për vendin që ta tejkaloj krizën për në periudhë të shkurtër. “Mendoj se tani kemi fillimin e një situate të re dhe shpresoj se do të na nxjerrë nga kriza. Partitë që e formojnë shumicën kanë shumë dallime të mëdha. Mendoj se shumë vështirë do të arrihen reformat e përmendura. Duhet të jemi të vetëdijshëm se procesi i ndryshimeve është shumë i vështirë. Nuk duhet të jemi optimist. Na pret një periudhë e vështirë”, ka thënë Nikovski.

Analisti Xhenis Sulimani thotë se sfida kryesore e LSDM-së është që të mos  përsërisë diçka nga regjimi i mëparshëm. ”Nuk besoj se Zaev mund të ketë vështirësi në formimin e qeverisë së re, sepse dy vitet e fundit LSDM ka vepruar si qeveri nën hije. Sfida e tij kryesore është nëse do të arrijë të qëndrojë në maksimën e tij “se ajo që ishte e keqe nga regjimi i mëparshëm, kurrë nuk do të përsëritet”. Përvoja nga regjimi i kaluar duhet të merret si leksion për ta aprovuar nga sot e tutje. Nëse Zaev nuk do që ekipi i tij ta përsëris keqqeverisjen e mëparshme duhet rreth vetes të mbledhë kuadro cilësorë”, thotë Sulimani. Në ditët në vijim priten takime mes LSDM-së dhe partive tjera që përbëjnë shumicën parlamentare për ndarjen e dikastereve me qëllim që qeveria e re të formohet në afat kushtetues prej 20 ditëve.

Dw

Next Post
Konflikti me dy të plagosur në Velipojë, prangosen 3 persona, 1 në kërkim

Konflikti me dy të plagosur në Velipojë, prangosen 3 persona, 1 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com