• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bisedimet me Greqinë, ja marrëveshja ku përfitojnë mijëra shqiptarë

by Java News
02/02/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet me ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm në grek Nikos Kotzias, në Kretë dhe në Korçë, pavarësisht tymnajës dhe deklaratave kontradiktore gjatë ditëve të fundit, po prodhojnë marrëveshjet e para mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord për miratimin e disa marrëveshjeve, njëra prej të cilave synon t’i japë fund incidenteve në kufirin shtetëror shqiptaro-grek, ku pala greke herë pas herë nuk lejon kalimin e shqiptarëve në pikat doganore, ndërsa shpeshherë mbyll sportelet, duke krijuar radhë kilometrike.

Marrëveshja parashikohet në një dokument të Këshillit të Ministrave, në të cilin janë përcaktuar të gjitha projektligjet, vendimet dhe marrëveshjet që do të miratohen gjatë vitit 2018 nga qeveria dhe Kuvendi. Rastet e shumta të kthimit të shqiptarëve në kufi dhe ankesat e tyre janë kthyer në një problem madhor mes dy vendeve.

Kjo çështje duket se do të marrë zgjidhje përmes një marrëveshje të posaçme ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise Greke, për masat për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve në kufirin shtetëror shqiptaro-grek. Në këtë pakt do të reflektohen disa rregulla për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve të mundshme në kufirin ndërmjet dy shteteve.

Gjithashtu, qeveria ‘Rama 2, ka parashikuar miratimin e një projektvendimi për rindërtimin, riparimin, dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shqiptaro-grek. Edhe marrëveshja për piramidat në kufirin tokësor ka qenë pjesë e rëndësishme e bisedimeve dyvjeçare mes Tiranës dhe Athinës.

Si çështja e incidenteve në kufi ashtu edhe rindërtimi i vijës kufitare janë konfirmuar nga ministri Ditmir Bushati se kanë qenë pjesë e negociatave me homologun grek Nikos Kotzias.

Në tryezën e bisedimeve janë diskutuar edhe çështje të tjera si njohja e ndërsjellë e patentave apo edhe i kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të shqiptarëve në Greqi, por për këto nuk është planifikuar një marrëveshje.

Bashkëpunimi policor
Në dokumentin e qeverisë është planifikuar edhe miratimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë “Mbi ngritjen dhe funksionimin e një qendre kontakti të përbashkët për bashkëpunim policor dhe doganor”.

Dy vendet do të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar. Po gjatë vitit 2018, qeveria ka planifikuar edhe miratimin e marrëveshjes me Greqinë dhe Komisionit Evropian për Programin Interreg V-B Ballkan-Mesdhe 2014–2020.

Marrëveshjet me Greqinë që do miratohen në 2018
Për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise Greke, për masat për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve në kufirin shtetëror shqiptaro-grek. Palët do të përcaktojnë rregulla për parandalimin dhe zgjidhjen e incidenteve të mundshme në kufirin ndërmjet dy shteteve.

Projektvendim për miratimin në parim të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise Greke, për rindërtimin, riparimin, dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare dhe shenjave kufitare në kufirin shqiptaro-grek”.

Projektvendim për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë “Mbi ngritjen dhe funksionimin e një qendre kontakti të përbashkët për bashkëpunim policor dhe doganor”. Projektmarrëveshja ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimit të shkëmbimit të informacionit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Greqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, trafikimin e drogave, ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin, si dhe krimet e rënda.

Vendim për propozimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Komisionit Evropian për Programin Interreg V-B Ballkan-Mesdhe 2014–2020”.

Disa marrëveshje që do miratohen me vendet e rajonit

Vendim për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për mundësimin mbi baza të ndërsjella të familjarëve të anëtarëve të misioneve diplomatike apo posteve konsullore për t’u angazhuar në veprimtari fitimprurëse.

Vendim për miratimin e Marrëveshjes se Bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë në kontekst të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vendim për miratimin në parim të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri 2014–2020, alokimet për vitin 2017.

Vendim për propozimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014–2020, alokimet për vitin 2017.

Vendim për propozimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë-Republika e Shqipërisë 2014–2020, alokimet për vitin 2017./shqiptarja.com

Next Post
Tragjike në Itali/ Vdes punëtori shqiptar, plagoset vëllai i tij

Tragjike në Itali/ Vdes punëtori shqiptar, plagoset vëllai i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In