• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bisedimet e paqes në prag të dështimit, Izraeli dhe Hamas nuk pajtohen për pikat kyçe të ujdisë

by B K
12/07/2025 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit në Katar lidhur më një marrëveshje të re armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve, janë në prag të dështimit. Kështu pretendojnë zyrtarë palestineze me dijeni lidhur me diskutimet. Një prej zyrtarëve thotë për BBC se Izraeli kishte blerë kohë gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanjahu në Uashington dhe se në mënyrë të qëllimshme kishte bllokuar procesin duke dërguar një delegacion në Doha, pa autoritet real për të marrë vendime lidhur me pikat kyçe të ujdisë. Ato përfshijnë tërheqjen e trupave izraelite dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Para se të largohej nga SHBA të enjten, Netanjahu foli me tone pozitive duke pretenduar se shpresonte që një marrëveshje të arrihej brenda pak ditësh. Ai pohoi se ujdia e propozuar parashikonte lirimin e gjysmës së 20 pengjeve ende të gjallë në duart e Hamasit, dhe po ashtu të të vdekurve, gjatë një armëpushimi 60 ditor.

Që prej të dielës së kaluar, negociatorët e Izraelit dhe Hamasit kanë marrë pjesë në 8 raunde bisedimesh indirekte në ndërtesa të ndara në Doha. Ato janë ndërmjetësuar nga kryeministri i Katarit, dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës Egjiptiane, ndërsa ka marrë pjesë edhe i dërguari I shteteve të bashkuara  Brett McGurk. Negociatorët kanë transmetuar dhjetëra mesazhe verbale e të shkruara mes delegacioneve, por mbrëmjen e së premtes zyrtarët palestinezë thanë se bisedimet po dështonin.

Palët mbeten thellësisht të ndara mbi një sërë çështjesh të rëndësishme. Hamasi këmbëngul që ndihmat humanitare të hyjnë në gaza e të shpërndahen përmes agjencive të OKB, ndërsa Izraeli kërkon që të kontrollojë shpërndarjen përmes mekanizmin kontrovers të mbështetur nga SHBA, Fondacioni Humanitar i Gazës. Pika e dytë e nxehtë lidhet me tërheqjen e trupave izraelite. Siç thuhet negociatorët izraelit kërkojnë të ruajnë pozicione të caktuara ushtarake në gaza gjë që kundërshtohet nga Hamas.  (

Next Post
Dosier shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet “Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t’i them…

Azem, ti nuk je gjallë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In